Varësia e energjisë nga moti - Prioritetet e qeverisë, edhe investime në impiante me lëndë djegëse fosile

Teksa aktualisht vendi ynë prodhon thuajse 100% të energjisë nga burime të rinovueshme, energjia fosile do të jetë në fokus të investimeve në burime të reja energjetike. Sipas Dokumentit të Politikave Prioritare 2024 -2026, do të kryhen disa investime që rrisin kapacitet gjeneruese të bazuara në lëndë djegëse fosile, me qëllim uljen e varësisë nga ndryshimet klimatike dhe diversifikimin e gjeografisë së gjenerimit të energjisë. Dokumenti nuk jep detaje mbi projektet që pritet të zbatohen në këtë drejtim dhe sesa do të jetë kapaciteti i instaluar.
Ndërkohë që, aktualisht janë bërë publike planet për ndërtimin e gazsjellësit Fier – Vlorë, me qëllim funksionimin e TEC-it të Vlorës, duke përdorur gazin si burim të prodhimit të energjisë. Paralelisht, një aplikim për TEC privat ka avancuar me procedurat për pajisjen me dokumentet e nevojshme për zbatimin e projektit. Projekti i Termocentralit me Cikël të Kombinuar me gaz natyror do të zhvillohet, ngrihet dhe operohet nga investitori në zonën e Roskovec-it.
Ndërkohë që, furnizimi dhe burimi i gazit natyror është tashmë plotësisht i mbrojtur për shkak të marrëveshjes së nënshkruar, në shkurt 2022, midis GEK TERNA dhe Korporatës Publike të Gazit të Greqisë.
Sipas marrëveshjes, kjo e fundit do të furnizojë rreth 2 TW/vit gaz për një periudhë prej të paktën 7 vjetësh, e dorëzuar në Pikën e Ndërlidhjes ABV31 të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) në Roskovec, sipas kushteve te tregut dhe kontratës. Ndërkaq, edhe 2 TEC-et lundures, që u morën me qira vitin që shkoi janë në pritje të nisjes së funksionimit për gjenerimin e energjisë nga mazuti.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Banka e Shqipërisë dyfishon blerjen e eurove në treg - Ankandi/ Nga 9 milionë euro, u blenë 18 milionë në kërkim të frenimit të nënçmimit
Siç e kishte paralajmëruar pak ditë më parë, Banka e Shqipërisë nisi menjëherë shtimin e kuotave të blerjes së euros në tregun e brendshëm për të frenuar......

Ministrja Krifca në Vlorë: Taskforca e AKU-së në 1500 inspektime, 3% raste të shkeljes së sigurisë ushqimore
Taskforca për sigurinë ushqimore vijon monitorimin në të gjithë subjektet që ofrojnë produkte ushqimore, për garantimin e sigurisë ushqimore dhe shëndetit të......

Universitetet më të mira në botë për vitin 2024 - 5 nga 10 më të mirat ndodhen në Europë!
Janë publikuar së fundmi renditjet vjetore të universiteteve botërore QS për vitin 2024 - dhe Europa ka marrë gjysmën e vendeve të para në top 10. Vlerësimi......

Këto mjete të inteligjencës artificiale mund të ndihmojnë në kërkimit tuaj akademik!
Akademia dhe inteligjenca artificiale (AI) po ndërthuren gjithnjë e më shumë, dhe ndërsa AI vazhdon të përparojë, ka të ngjarë që akademikët të vazhdojnë ose......

Ndryshimet klimatike ndikojnë në ekonomi - Rritja e emetimeve të karbonit, kosto të larta të shërbimit të borxhit për 59 vende
Një studim i kryer nga Universiteti i Anglisë Lindore dhe Universiteti i Kembrixhit paralajmëron se një dështim për të reduktuar emetimet e karbonit do të......

Italianët, në “arrati” nga çmimet e larta - 30% më pak preferojnë vendin e tyre. Ndër destinacionet e preferuara edhe Shqipëria
Efekti i rritjes së çmimeve në sezonin turistik, ndryshon hartën e pushimeve për italianët. Deri në 30% regjistrohet rënia e kërkesës për destinacionet......

Energjia diellore, rol kyç në Europën Jugore - Por, përfaqëson një pjesë relativisht të vogël të prodhimit në shumicën e vendeve
Prodhimi i energjisë diellore në Europën Jugore ka regjistruar një rritje të konsiderueshme gjatë muajve të verës, për shkak edhe të temperaturave të larta.......

Pse Spanja thyen rekordet e tregut të punës, por kryeson shkallën e papunësisë në BE?
Edhe pse tregu i punës i Spanjës ka thyer rekorde të reja gjatë muajve të fundit me numrin e të papunëve në nivelin më të ulët në 15 vjet, vendi vazhdon të......