Banka e Shqipërisë dyfishon blerjen e eurove në treg - Ankandi/ Nga 9 milionë euro, u blenë 18 milionë në kërkim të frenimit të nënçmimit

Siç e kishte paralajmëruar pak ditë më parë, Banka e Shqipërisë nisi menjëherë shtimin e kuotave të blerjes së euros në tregun e brendshëm për të frenuar tendencën e saj nënçmuese në raportin e saj me lekun. Ajo dyfishoi kuotën e caktuar të blerjes për javën që sapo lamë pas. Në kalendarin vjetor të ndërhyrjeve në treg, Banka e Shqipërisë kishte caktuar kuotën maksimale prej 9 milionë eurosh blerje në tregun e brendshëm në këtë ankand. Ndërkohë që u blenë në ankandin e fundjavës së shkuar 18 milionë euro. Duhet pritur gjatë javës për të kuptuar nëse tërheqja e kësaj shume do të japë efektin e dëshiruar, por duke ju referuar rezultateve të ndërhyrjeve të mëparëshme, vështirë se kjo blerje do ketë ndikim domethënës në kursin euro lek.
Ky është ankandi i 11-të për këtë vit i Bankës së Shqipërisë përmes të cilëve janë tërhequr nga tregu në total 188 milionë euro, por pa efekte të dukshme.
Eskpertët e pyetur nga Televizioni Scan thonë se zor që tërheqja nga tregu e shumave të ngjashme të kenë ndikim të ndjeshëm duke parë sasinë shumë të lartë të valutës që qarkullon në tregun e brendshëm. Ata thonë se edhe rritja e paralajmëruar e blerjeve me 80 milionë euro deri në fund të vitit, vështirë që të sjellë efekte të ndjeshme në kursin e këbimit euro-lek.
Këtë muaj Banka e Shqipërisë bëri me dije zyrtarisht se do të rriste blerjet e euros në tregun e brendshëm.
Nga kufiri prej 220 milionë eurosh i përcaktuar në fillim të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka çuar në 300 milionë, për të ulur kështu disi volumin shumë të lartë të monedhës së përbashkët europiane që qarkullon në tregun shqiptar. Vendimi vjen edhe pasi Banka e Shqipërisë ka blerë deri në këtë fazë të vitit rreth 188 milionë euro në tregun e brendshëm, duke ju afruar ndjeshëm kufirit maksimal prej 220 milionë euro të përcaktuar në fillim të vitit.
Banka e Shqipërisë është gjendur së fundmi nën presion nga eksportuesit, si dhe aktorë të tjerë të varur nga monedha e përbashkët europiane, të cilët po vihen në vështirësi nga një nënçmim kaq i fortë i saj.
Ndërkohë që vetë Banka e Shqipërisë sheh më shumë efekte pozitive se negative nga forcimi i vazhdueshëm i lekut në raport me euron. Sipas saj, forcimi i lekut në raport me valutat ka ardhur nga përmirësimet strukturore të ekonomisë shqiptare, proces i nisur vite më parë. Në thelb të këtyre përmirësimeve qëndrojnë sipas Bankës së Shqipërisë remintancat, turizmi, investimet e huaja, sidomos blerjet e pasurive të patundshme nga jorezidentët.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Ministrja Krifca në Vlorë: Taskforca e AKU-së në 1500 inspektime, 3% raste të shkeljes së sigurisë ushqimore
Taskforca për sigurinë ushqimore vijon monitorimin në të gjithë subjektet që ofrojnë produkte ushqimore, për garantimin e sigurisë ushqimore dhe shëndetit të......

Universitetet më të mira në botë për vitin 2024 - 5 nga 10 më të mirat ndodhen në Europë!
Janë publikuar së fundmi renditjet vjetore të universiteteve botërore QS për vitin 2024 - dhe Europa ka marrë gjysmën e vendeve të para në top 10. Vlerësimi......

Këto mjete të inteligjencës artificiale mund të ndihmojnë në kërkimit tuaj akademik!
Akademia dhe inteligjenca artificiale (AI) po ndërthuren gjithnjë e më shumë, dhe ndërsa AI vazhdon të përparojë, ka të ngjarë që akademikët të vazhdojnë ose......

Ndryshimet klimatike ndikojnë në ekonomi - Rritja e emetimeve të karbonit, kosto të larta të shërbimit të borxhit për 59 vende
Një studim i kryer nga Universiteti i Anglisë Lindore dhe Universiteti i Kembrixhit paralajmëron se një dështim për të reduktuar emetimet e karbonit do të......

Italianët, në “arrati” nga çmimet e larta - 30% më pak preferojnë vendin e tyre. Ndër destinacionet e preferuara edhe Shqipëria
Efekti i rritjes së çmimeve në sezonin turistik, ndryshon hartën e pushimeve për italianët. Deri në 30% regjistrohet rënia e kërkesës për destinacionet......

Energjia diellore, rol kyç në Europën Jugore - Por, përfaqëson një pjesë relativisht të vogël të prodhimit në shumicën e vendeve
Prodhimi i energjisë diellore në Europën Jugore ka regjistruar një rritje të konsiderueshme gjatë muajve të verës, për shkak edhe të temperaturave të larta.......

Pse Spanja thyen rekordet e tregut të punës, por kryeson shkallën e papunësisë në BE?
Edhe pse tregu i punës i Spanjës ka thyer rekorde të reja gjatë muajve të fundit me numrin e të papunëve në nivelin më të ulët në 15 vjet, vendi vazhdon të......

Drithërat ukrainase: A është Kroacia zgjidhja për urinë?
Lajmi ka mbërritur në portalet më të rëndësishme online për eksportin e mundshëm të grurit ukrainas përmes Kroacisë: "Ukraina dhe Kroacia me sa duket kanë rënë......