Analiza Posted on 2026-09-08 11:16:00

Sa reklama ka online? Rreth 11 mijë biznese të huaja dhe 3,500 shqiptare, aktive në Meta

From Scan TV

Sa reklama ka online? Rreth 11 mijë biznese të huaja dhe 3,500

Reklamimi po ndryshon me shpejtësi, ndërsa bizneset po zhvendosin gjithnjë e më shumë vëmendjen te platformat që përdoren çdo ditë nga miliona njerëz. Telefonat inteligjentë dhe rrjetet sociale kanë krijuar një mënyrë të re për të promovuar produkte e shërbime, ku një reklamë mund të shfaqet drejtpërdrejt në ekranin e përdoruesit, pa qenë nevoja për hapësira tradicionale reklamimi.

Një nga shembujt më të dukshëm është Meta, ku bizneset mund të krijojnë dhe të publikojnë reklama nga vetë faqet e tyre. Kjo mundësi u jep kompanive fleksibilitet për të zgjedhur audiencën.

Nëse bazohemi në të dhënat mujore, rezulton se në Shqipëri kanë qenë aktive rreth 11 mijë reklama nga faqe të huaja. Kjo tregon se tregu shqiptar nuk është vetëm një hapësirë ku reklamohen bizneset vendase, por edhe një audiencë që tërheq kompani nga jashtë.

Në këtë kategori përfshihen faqe të ndryshme që shesin produkte, aplikacione të reja që hyjnë në treg dhe, në një masë të konsiderueshme, lojëra online. Këto të fundit përdorin shpesh reklamat e paguara për të rritur numrin e përdoruesve dhe për të tërhequr audienca të reja.

Nga ana tjetër, gjatë këtyre muajve kanë qenë aktive në vend gati 3,500 reklama. Një pjesë e rëndësishme e këtyre fushatave lidhet me uljet dhe ofertat promocionale. Rreth 1,500 biznese me bazë në Shqipëri reklamonin ulje çmimesh, duke përdorur reklamat e paguara për të tërhequr vëmendjen e konsumatorëve.

Kjo kategori përfshin biznese të ndryshme, por ndër reklamat që kanë spikatur së fundmi janë ato të produkteve shkollore. Me afrimin e sezonit të shkollës, dyqanet dhe kompanitë që tregtojnë artikuj shkollorë kanë shtuar promovimin e produkteve të tyre, duke synuar prindërit dhe familjet që përgatiten për vitin e ri shkollor.

Përveç uljeve, një pjesë tjetër e bizneseve përdor Meta-n për të reklamuar produkte të veçanta. Sipas të dhënave, gati 460 biznese kanë reklamuar produkte specifike të tyre në platformë.

Këtu përfshihen kompani që synojnë të promovojnë një produkt të caktuar, të rrisin njohjen e markës ose të drejtojnë përdoruesit drejt blerjes. Ndryshe nga reklamat e përgjithshme të një biznesi, këto fushata fokusohen te një artikull apo ofertë konkrete.

Në këtë mënyrë, Meta po shërben jo vetëm si një hapësirë për të bërë të njohur një biznes, por edhe si një kanal ku kompanitë mund të testojnë se cilat produkte tërheqin më shumë interes.

 

Live TV

Latest news
All news

Most visited