Paga mesatare në Shqipëri arrin në 83,300 lekë/ Zejtarët dhe punëtorët, surpriza e vitit. Rritje pagash mbi 10 %

Paga mesatare mujore bruto për të punësuarit me pagë në Shqipëri arriti në 83,300 lekë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025. Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 7.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke konfirmuar vazhdimësinë e tendencës pozitive në tregun e punës.
Sektorët me pagat më të larta mbeten financat dhe sigurimet, informacioni dhe komunikacioni, si edhe administrata publike, arsimi, shëndetësia dhe shërbimet sociale. Po ashtu, mbi mesataren kombëtare qëndrojnë aktivitetet e pasurive të paluajtshme, si edhe profesionet teknike, shkencore dhe shërbimet mbështetëse. Rritjen më të madhe e ka shënuar sektori i Ndërtimit, me një rritje të fortë prej 12.8%, ndërsa më e ulëta është regjistruar në administratë dhe shërbimet publike, ku paga është rritur me vetëm 3%.
Edhe tek profesionet vërehen ndryshime të dukshme. Mbi mesataren kombëtare paguhen menaxherët, ligjvënësit, drejtorët ekzekutivë, specialistët me arsim të lartë, forcat e armatosura dhe teknikët. Rritjet më të theksuara janë regjistruar tek zejtarët dhe artizanët, me 10.7%, dhe tek punëtorët e profesioneve elementare, me 10.6%. Ndërkohë, rritjen më të ulët e kanë shënuar specialistët me arsim të lartë, me rreth 5.5%.
Krahasuar me një vit më parë, vërehet një ulje e numrit të punonjësve me pagë minimale, por krahasuar me tremujorin e dytë pesha është rritur. Ndërkohë është shtuar kategoria e punonjësve që marrin paga mesatare dhe të larta. Kjo zhvendosje sugjeron një shpërndarje më të balancuar të të ardhurave dhe një strukturë pagash më të orientuar drejt niveleve të mesme dhe të larta.
Më të vizituarat
100 miliardë euro humbje në vit, a është Gjermania parajsë për krime ekonomike?
Gjermanisë i mungojnë mijëra prokurorë publikë për të luftuar në mënyrë efektive krimin financiar, ka paralajmëruar Shoqata Gjermane e Gjyqtarëve (DRB). Ajo......
Bllokada e kufijve godet bizneset kosovare dhe rrit frikën për çmime më të larta
Kompania kosovare “Relux”, e cila prodhon ngjyra dhe fasada, po përjeton pasoja të menjëhershme nga bllokimi i pikave kufitare mes disa vendeve të rajonit......
Fondet e BE për zhvillimin lokal, Elbasani përfitues për turizmin dhe mjedisin
Elbasani renditet ndër qarqet më përfituese nga fondet e Bashkimit Europian në kuadër të Programit IPA konkretisht atij të Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri......
Miratohet Kadastra Fiskale, Bashkitë do administrojnë taksën mbi ndërtesën që nga 10 shkurti 2026 (VENDIMI I PLOTË)
Në mbledhjen e sotme Këshilli I Ministrave ka miratuar vendimin “Për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri Qendror i Bazës së të Dhënave të......
Cental fotovoltaik në Kavajë, Qeveria miraton projektin me fuqi të instaluar 95 megavat
Në mbledhjen e saj të fundit qeveria ka dhënë miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse në Synej......
