Ibrahimaj: Transformimi ekonomik i Shqipërisë po përshpejtohet, investimet, eksportet dhe energjia e gjelbër në qendër të zhvillimit

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori sot pjesë në panelin e dedikuar transformimit ekonomik të Shqipërisë në kuadër të forumit “Albania's Steady Rise as a Regional Economic Centre”.
Në këtë diskutim, ku ishin të pranishëm përfaqësues të biznesit, akademisë, investitorë të huaj dhe politikëbërës, ministrja vuri theksin te momenti i rëndësishëm në të cilin ndodhet sot ekonomia shqiptare dhe te drejtimet strategjike që po udhëheqin rrugëtimin e saj drejt vitit 2030.
Në fjalën e saj, Ibrahimaj u ndal te puna e kryer gjatë viteve të fundit për të kaluar nga një ekonomi e bazuar kryesisht në konsum dhe shërbime, drejt një modeli të ri të mbështetur në produktivitet, inovacion dhe krijim të vlerës së shtuar brenda vendit.
Ajo theksoi se reforma të rëndësishme janë ndërmarrë për rritjen e efikasitetit ekonomik, digjitalizimin e shërbimeve dhe modernizimin e sektorit privat, ndërsa të dhënat e pesë viteve të fundit tregojnë qartë efektet pozitive të këtyre ndryshimeve.
“Rritje të qëndrueshme ekonomike, punësim më të lartë, ulje të papunësisë dhe borxhit, si edhe inflacion nën objektivin e Bankës së Shqipërisë”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.
Ministrja vuri në dukje se ky stabilitet është prova më e fortë se ekonomia shqiptare ka potencial të plotë për t’u përshpejtuar edhe më tej.
Gjatë fjalës, ministrja foli edhe për integrimin europian, të cilin e cilësoi jo si një dëshirë, por si një plan të qartë pune dhe një proces pa kthim që tashmë është i lidhur ngushtë me modernizimin e ekonomisë.
“Kapitujt e parë që do të mbyllen në negociata lidhen pikërisht me tregun e përbashkët europian dhe rritjen e standardeve të prodhimit, konkurrueshmërisë dhe qeverisjes ekonomike”, shtoi Ibrahimaj.
Përmbushja e detyrimeve të këtij procesi, nënvizoi Ministrja, kërkon një punë intensive nga institucionet publike, por edhe një përfshirje të thellë të biznesit, i cili duhet të adoptojë standardet e reja dhe të investojë në modernizim.
Një nga drejtimet kryesore të zhvillimit që Ministrja vuri në qendër ishte rritja e eksporteve dhe industrializimi i tyre.
“Strategjia e re e eksporteve, e cila pritet të miratohet brenda këtij viti, synon që Shqipëria të zhvendoset nga produktet gjysmë të përpunuara drejt prodhimit final dhe të rrisë rolin e saj në zinxhirët e furnizimit europian”, deklaroi Ministrja.
Ibrahimaj nënvizoi se investimet e huaja direkte duhet të fokusohen tek projektet që sjellin teknologji, standarde të reja dhe produkte me vlerë të shtuar, duke mos qenë vetëm hallka të thjeshta të prodhimit, por kontribuues realë në zhvillimin industrial të vendit.
Ministrja foli edhe për tranzicionin e gjelbër, i cili sipas saj është një detyrë globale, por edhe një mundësi e jashtëzakonshme ekonomike për Shqipërinë.
Ibrahimaj kujtoi se vendi ynë prodhon energji 100% të gjelbër dhe ka potencial të bëhet eksportues neto i energjisë deri në vitin 2030, ndërsa sfida kryesore mbetet diversifikimi i burimeve dhe rritja e sigurisë së furnizimit.
Ministrja inkurajoi bizneset shqiptare të investojnë në teknologji inteligjente, në uljen e emetimeve dhe në efikasitet energjetik, duke e parë tranzicionin e gjelbër si një shans real për rritje konkurruese.
Një vend të veçantë në fjalën e saj zuri kapitali njerëzor, të cilin ministrja e konsideroi themelin e çdo transformimi ekonomik.
Ministrja theksoi se zhvillimet digjitale dhe tranzicioni i gjelbër po transformojnë aftësitë e kërkuara nga tregu, ndaj bashkëpunimi mes sektorit privat dhe sistemit arsimor është i domosdoshëm për të siguruar që të rinjtë të pajisen me aftësi bashkëkohore dhe të përshtatshme për ekonominë që po ndërtohet.
Ibrahimaj u shpreh se prania e kompanive të mëdha vendase, grupeve ndërkombëtare, investitorëve të huaj dhe sipërmarrjes shqiptare në këtë forum është tregues i qartë i rritjes së besimit ndaj Shqipërisë.
Sipas saj, vendi ynë po shihet gjithnjë e më shumë si një platformë rajonale zhvillimi, një hapësirë ku mund të ngrihen kapacitete prodhuese, zinxhirë të rinj furnizimi dhe projekte me vlerë të qëndrueshme.
Forumi i sotëm, tha ministrja, është një mundësi konkrete për të lidhur politikat me investimet, strategjitë me projektet dhe vizionin me rezultatet.
“Është hapësira ku lindin bashkëpunime që ndikojnë realisht në ekonomi dhe që e çojnë Shqipërinë drejt një transformimi të qëndrueshëm dhe afatgjatë”, nënvizoi Ministrja.
Tenderët, “pikë bonus” për eficiencën e energjisë - Kërkesa edhe për blerjet publike, makinat të jenë vetëm elektrike
Institucionet do të duhet të respektojnë standarde më të forta për eficiencën energjetike në prokurimet publike dhe blerjet që realizojnë, sipas ndryshimeve......
“Shqipëria, gati për investime të cilësisë së lartë” - Kryeministri Rama, premtim investitorëve të huaj: Mbështetje me stimuj fiskalë
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në “Forumin Ekonomik të Tiranës”, nga ku ftoi sipërmarrësit e huaj të investojnë në Shqipëri, pasi janë 4 sektorë ku vendi......
Bizneset shqiptare përballë epokës së IA/ BERZH thekson adaptim të ulët, por mund të kompensojë rënien e fuqisë punëtore
Përdorimi i inteligjencës artificiale po përhapet me ritme të shpejta në ekonomitë e zhvilluara, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë......
Shqiptarët, mikpritës ndaj punëtorëve të huaj/ Serbia dhe Maqedonia e Veriut, skepticizëm për rritjen e lejeve të punës
Raporti Securimeter i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal hedh dritë mbi perceptimet e qytetarëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor lidhur me......
Vaji i ullirit, fermerët rrisin cilësinë - Rrapaj: Kultivarët autoktonë prodhim të dobët
Disa nga kultivarët autoktonë të ullirit nuk kanë pasur një sezon të mirë prodhimi këtë vit dhe faktori kryesor që ka ndikuar është thatësira. Në një......
Shqipëria Europiane
E martë 20:00
Inside News
E Premte 20:00
BE arrin marrëveshje për klimën - Synon uljen e emetimeve me 90% deri në vitin 2040
Bashkimi Evropian ra dakord për vendosjen e një objektivi ligjërisht të detyrueshëm për të ulur emetimet e gazeve serrë me 90% deri në 2040, krahasuar me......





