Shqipëria Postuar më 10 Dhjetor 2025, 13:20

“Shqipëria, gati për investime të cilësisë së lartë” - Kryeministri Rama, premtim investitorëve të huaj: Mbështetje me stimuj fiskalë

Nga Fabjona Pasho

“Shqipëria, gati për investime të cilësisë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në “Forumin Ekonomik të Tiranës”, nga ku ftoi sipërmarrësit e huaj të investojnë në Shqipëri, pasi janë 4 sektorë ku vendi ynë po avancon me ritme të shpejta dhe ky është momenti I duhur. Rama premtoi edhe stimuj fiskalë.

“Momenti është tani, dhe Shqipëria është gati për investime të cilësisë së lartë dhe afatgjata. Ne mirëpresim partneritete që ofrojnë dijen, ekspertët, inovacionin. Investimi sot do të thotë që të hyjmë në tregun e nesërm dhe ne ftojmë të gjithë që të angazhohen në katër shtylla strategjike që do të përcaktojnë 10-vjeçarin tonë të ardhshëm:

Energjia e gjelbër, me një nga peshat më të larta të energjisë së rinovueshme në botë dhe një ambicie të qartë për t'u bërë jo vetëm eksportues neto, por edhe nyje energjetike rajonale. Gjithashtu infrastruktura moderne, që do ta kthejë Shqipërinë në një kryqëzim logjistik mes Ballkanit dhe Europës. Gjithashtu turizmi cilësor dhe i qëndrueshëm, ku bukuria natyrore bashkohet me trashëgiminë dhe autenticitetin për të krijuar destinacione gjatë gjithë vitit me vlera të larta dhe standarde të larta.

Teknologjia dhe inovacioni, me një ekosistem start-up-esh në rritje, talente në IT, në inteligjencë artificiale, në FinTek dhe industri kreative që formësojnë ekonominë e re.

Këto janë sektorët ku Shqipëria po ecën me shpejtësi dhe ku qeveria është e gatshme të mbështesë investitorët me stimuj fiskalë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë foli edhe për revolucionin digjital dhe mënyrës se si bizneset do të operojnë në të ardhmen, me më shumë lehtësi.

“Revolucioni dixhital ka ndryshuar mënyrën se si qeverisim dhe mënyrën se si po operon biznesi dhe shumë shpejt, ne do të hedhim një asistencë më të mirë digjitale në platformën tonë digjitale, pra, nuk do të jetë me “Facetime”, duke pyetur dhe duke marrë atë që ti ke nevojë. Pra, nuk ke nevojë më për dyer të mbyllura, për dokumente që ngarkohen. Do të ketë më shumë transparencë për bizneset, më pak mundësi për ryshfete dhe më shumë mundësi për një produktivitet të vërtetë. Ky është shteti që ne po ndërtojmë, që është i thjeshtë dhe i efektshëm. Europa 2030 nuk është shpresë për ne, por është destinacion dhe busulla jonë është e qartë drejt Bashkimit Europian”, tha Rama.

Rama theksoi se vendi ynë po kthehet në një korridor zhvillimi nga veriu në jug,me porte dhe aerporte të reja që po ngrihen.

 

Inside News 10 Dhjetor Redaksia e lajmeve

Inside News

E Premte 20:00

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat