Vendimet e Qeverisë, miratohet Programi Kombëtar i Lehtësirave në Aviacionin Civil
Qeveria ka marrë në mbledhjen e sotme të datës 8 tetor 2025 një sërë vendimesh të rëndësishme mes të cilave edhe Miratimin e Programit Kombëtar të Lehtësirave në Aviacionin Civil dhe organizimin e funskionimin e Komitetit Kombëtar të Lehtësirave në Aviacionin Civil.
Sipas Agjencisë për Media dhe Informim ndër vendimet e tjera të Këshillit të Ministrave janë:
-Miratimin e disa ndryshime në vendimin nr.598, datë 1.7.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin e ndikimit në mjedisin ndërkufitar”
-Autorizimin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit si themeluese e fondacionit “CulturAlb”
Ky fondacion ka si qëllim ruajtjen, prodhimin, ekspozimin, promovimin, marketimin, shitjen e suvenireve e të produkteve të tjera artistike, promovimin e trashëgimisë kulturore materiale, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, dhe çdo veprimtari tjetër të parashikuar në statut dhe në aktin e themelimit.
-Lejimin e paraqitjes jashtë shtetit, në ekspozitën “Demokracia nëpërmjet ligjit”, pranë muzeut “Doge’s Apartments at Palazzo Ducale”, në Venecia, Itali, për periudhën 11 tetor 2025 deri më 6 janar 2026, si pjesë e veprimtarive zyrtare në kuadër të përvjetorit të 35-të të Komisionit Evropian për demokracinë nëpërmjet ligjit, organizuar në bashkëpunim ndërmjet Zyrës Italiane të Këshillit të Evropës, Komisionit të Venecias, Superintendencës Arkivore dhe Bibliografike të Venetos dhe Trentino-Alto Adige-s, Arkivit Shtetëror të Venecias, fondacionit “Musei Civici di Venezia” dhe Këshillit Rajonal të Venetos, të dokumenteve të mëposhtme, pjesë e Fondit Arkivor të Republikës së Shqipërisë:
a) Ligji nr.8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” (40 faqe);
b) Dekreti nr.2241, datë 21.10.1998, i Presidentit të Republikës, “Për shpalljen me referendum të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë” (1 faqe);
c) Dekreti nr.2260, datë 28.11.1998, i Presidentit të Republikës për shpalljen e ligjit (1 faqe).
2. Dokumentet e përmendura në pikën 1 të këtij vendimi dërgohen jashtë dhe rikthehen brenda vendit në periudhën ndërmjet datave 1 tetor 2025 – 15 janar 2026
Gjithashtu janë bërë disa ndryshime në përbërjen e institucioneve.
-Z. Arben Çuko, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.
-Z. Anduel Xhindi emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.
-Z. Plator Nesturi, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.
-Znj. Evis Allushi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E PROGRAMIT KOMBËTAR TË LEHTËSIRAVE
NË AVIACIONIN CIVIL DHE ORGANIZIMIN E FUNKSIONIMIN E KOMITETIT KOMBËTAR TË LEHTËSIRAVE NË AVIACIONIN CIVIL
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 3 e 4, të nenit 129, të ligjit nr.96/2020, “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e Programit Kombëtar të Lehtësirave në Aviacionin Civil, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Për zbatimin e këtij programi ngrihet Komiteti Kombëtar i Lehtësirave në Aviacionin Civil (në vijim, Komiteti), i cili përbëhet nga:
a) drejtori ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil – kryetar;
b) një përfaqësues i nivelit i mesëm ose të lartë drejtues nga ministria përgjegjëse për transportin – anëtar;
c) drejtori i drejtorisë përgjegjëse për migracionin nga ministria përgjegjëse për punët e brendshme – anëtar;
ç) drejtori i drejtorisë përgjegjëse për lëshimin e pasaportave nga ministria përgjegjëse për punët e brendshme – anëtar;
d) një përfaqësues i nivelit të mesëm ose të lartë drejtues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit – anëtar;
dh) drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave – anëtar;
e) një përfaqësues i nivelit të mesëm ose të lartë drejtues nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale – anëtar;
ë) një përfaqësues i nivelit të mesëm ose të lartë drejtues nga ministria përgjegjëse për turizmin – anëtar;
f) një përfaqësues i nivelit të mesëm ose të lartë drejtues nga ministria përgjegjëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural – anëtar;
g) përfaqësuesi i përzgjedhur nga operatorët ajrorë, që operojnë në Shqipëri – anëtar;
gj) përfaqësuesi i përzgjedhur nga operatorët e shërbimeve të përpunimit në tokë në aeroportet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë – anëtar;
h) drejtorët ekzekutivë të enteve menaxhuese të aeroporteve në Shqipëri.
3. Komiteti mblidhet dy herë në vit me njoftim të kryetarit. Komiteti mund të mbajë mbledhje ad-hoc kurdo që konsiderohet e nevojshme, me qëllim rishikimin e situatës së lehtësirave dhe gjetjen e zgjidhjeve për problemet që mund të hasen.
4. Në mbledhjet e Komitetit mund të ftohen të marrin pjesë ekspertë me njohuri specifike dhe që mund të përbëjnë një interes të veçantë për të.
5. Komiteti ka një sekretar, i cili është punonjës i Autoritetit të Aviacionit Civil dhe është përgjegjës për kryerjen e të gjitha përgatitjeve administrative për mbledhjet e Komitetit në bashkëpunim me kryetarin.
6. Data, ora dhe rendi i ditës së mbledhjes u njoftohen me shkrim anëtarëve të Komitetit të paktën 10 (dhjetë) ditë përpara mbledhjes.
7. Për çdo mbledhje, sekretari i Komitetit mban procesverbal dhe e shpërndan tek anëtarët e Komitetit brenda 15 ditëve nga përfundimi i mbledhjes.
8. Ngarkohen Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Komiteti Kombëtar i Lehtësirave në Aviacionin Civil për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Vendimet e Qeverisë, rritet niveli i sigurisë personale për drejtuesit e SPAK, gjykatave antikorrupsion dhe BKH
Në mbledhjen e saj të sotme Qeveria me një vendim të posaçëm, ka vendosur të rrisë edhe më tej sigurinë personale për drejtuesit e prokurorisë dhe......

Marrëveshja 15 milion euro, internet falas në 73 hapësira publike në 61 bashkitë e vendit
Hapësirat publike në 61 bashkitë e vendin do të kenë internet falas për qytetarët. Në kuadër të Agjendës së Rritjes së Bashkimit Evropian për Shqipërinë, u......

Pagesat e energjisë me kartë mirëpriten nga klientët, Hima: Krijon shumë lehtësi
Mundësia e krijuar për të paguar energjinë elektrike me kartë bankare në pikat e OSHEE, është mirëpritur nga klientët. Drejtori i shitjeve dhe arkëtimeve......

Pesha e bukës në industri - Hoxha: Shporta e produkteve të konsumuara, e varfër
Industria në vendin tonë, edhe gjatë vitit 2024 ka mbetur modeste. Nga Anketa e Produkteve Industriale, publikuar nga INSTAT, rezulton se rritjen më të madhe......

Bie prodhimi i energjisë në vend - Konsumi nuk ndryshon, gjenerimi ndahet njësoj mes KESH dhe privatëve
Mungesa e reshjeve të shiut nuk ka favorizuar prodhimin e energjisë elektrike për periudhën janar – gusht të këtij viti. Sipas të dhënave nga Enti......

Kryebashkiaku i New York, në Shqipëri - Rama: Rol kyç në nxitjen e diskutimeve për vendosjen e linjave direkte të fluturimit
Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur në ambientet e Këshillit të Ministrave, kryetari e Bashkisë së New York-ut, Eric Adams. Gjatë takimit, ndër të tjera......

Tirana mban 67% të të gjitha kredive në vend - BSH: Kryeqyteti kryeson, por Elbasani shënon rritjen më të lartë në tremujor
Pavarësisht se Tirana mban gjithmonë rekord për sa i përket kredisë dhe kjo për shkak se në kryeqytet është përqendruar shumica e popullsisë, qarku i......

Linjë e re ujësjellësi në Radhimë dhe Akërni - Synohet të përballohet kërkesa e lartë gjatë sezonit turistik
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka shpallur hapjen e dy tenderave, për përmirësimin e sistemit të furnizimit me ujë në zonën e Radhimës dhe......