Shqipëria Postuar më 8 Tetor 2025, 14:54

Pesha e bukës në industri - Hoxha: Shporta e produkteve të konsumuara, e varfër

Nga Fabjona Pasho

Pesha e bukës në industri - Hoxha: Shporta e produkteve të

Industria në vendin tonë, edhe gjatë vitit 2024 ka mbetur modeste. Nga Anketa e Produkteve Industriale, publikuar nga INSTAT, rezulton se rritjen më të madhe të shitjes dhe prodhimit krahasuar me një vit më parë, e mban bakri, por ajo çka bie në sy është shitja dhe prodhimi i bukës dhe produkteve të mishit të përpunuar.

Sipas Insitutit të statistikave, prodhimi i salciceve dhe produkteve të ngjashme me mish arriti në 13 mijë ton gjatë vitit 2024, nga 12,5 mijë ton që ishte një vit më parë.

Vlera e shitjeve u rrit lehtë, nga 9,05 miliardë lekë në 9,26 miliardë lekë, duke shënuar një rritje të moderuar të konsumit të produkteve të përpunuara të mishit. 

Edhe konsumi I bukës ka shënuar rritje në krahasim me vitin 2023, duke shkuar afro7 miliard lekë, duke konkurruar me ato produkte i që nevojiten në sektorin që lëviz ekonominë vendase, në ndërtim.

Por çfarë tregon kjo për ekonominë?

Ndërkaq, vlera e shitjeve për grupin e produkteve të pijeve jo alkolike dhe ujë mineral dhe i gazuar gjatë vitit 2024 ishte 15.712 milionë lekë

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat