Fituesit e Çmimit Nobel në Kimi - Tre shkencëtarë vlerësohen për zhvillimin e strukturave metal-organike
Shkencëtarët Susumu Kitagawa, Richard Robson dhe Omar Yaghi janë shpallur fitues të Çmimit Nobel në Kimi “për zhvillimin e strukturave metal-organike”, njoftoi Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.
Ky çmim prestigjioz, i cili ka më shumë se një shekull histori dhe konsiderohet si një nga vlerësimet më të larta në botën e shkencës, u jepet fituesve, të cilët ndajnë mes tyre rreth 1.2 milionë dollarë.
“Nëpërmjet zhvillimit të strukturave metal-organike, laureatët u kanë dhënë kimistëve mundësi të reja për të adresuar disa nga sfidat me të cilat përballemi sot,” thuhet në deklaratën zyrtare të komitetit.
Çmimi Nobel në Kimi ishte i treti që u shpall këtë vit, sipas traditës, pas atyre për mjekësinë dhe fizikën më herët gjatë javës.
Këto vlerësime u krijuan sipas testamentit të shpikësit dhe industrialistit suedez Alfred Nobel dhe janë dhënë që nga viti 1901, me disa ndërprerje kryesisht për shkak të luftërave botërore. Vetë Nobel ishte kimist dhe pasuria e tij u rrit falë shpikjeve në këtë fushë, duke përfshirë dinamitin.
Edhe pse ndonjëherë mbeten në hije krahasuar me laureatët në fizikë, letërsi apo paqe, çmimet Nobel në Kimi kanë vlerësuar zbulime shumë të rëndësishme, si ndarja bërthamore apo teknikat për sekuencimin e ADN-së.
Vitin e kaluar, çmimi iu dha shkencëtarëve amerikanë David Baker dhe John Jumper, si dhe britanikut Demis Hassabis, për punën e tyre në deshifrimin e strukturës së proteinave dhe krijimin e proteinave të reja, me ndikim të madh në zhvillimin e ilaçeve dhe fushat e tjera mjekësore.

Qiraja, me rritjen më të madhe të çmimeve/ Inflacioni i shtatorit arriti në 2.4%. U nxit edhe nga ushqimet e pijet
Inflacioni i muajit Shtator të këtij viti paraqitet më i lartë se në muajin Gusht, i cili preku normën 2.3%. Sipas Instat, muajt e verës, të ndikuar sidomos......

Moody's rikonfirmon vlerësimin e Shqipërisë: "Ba3" me perspektivë "të qëndrueshme"!
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody's Ratings, në raportin e saj periodik të publikuar më 7 Tetor 2025, ka rikonfirmuar vlerësimin......

Frenojnë pagesat në euro me AIPS - BSH: Gushti uli vrullin e korrikut me vetëm 472 mln euro dhe 14% më pak transaksione
Pavarësisht se pagesat në euro të realizuara brenda vendit me sistemin AIPS EURO po thyejnë rekorde nga viti në vit, gushti rezulton ta ketë frenuar vrullin......

Ari “shkruan” historinë - Kalon për herë të parë vlerën e 4,000 dollarëve
Ari ka kaluar për herë të parë kufirin prej 4,000 dollarësh për ons, duke arritur një rekord të ri historik, i nxitur nga investitorët që kërkojnë siguri......

Mbrojtja e pronësisë intelektuale/ Administrata Doganore vijon kontrollet kundër kontrabandës dhe falsifikimit
Gjatë ditëve të fundit, Administrata Doganore informon se ka vijuar me intensitet kontrollet ndaj mjeteve të transportit dhe mallrave në qarkullim, në......

Mali i Zi nis pagesat me SEPA - Qytetarët mund të transferojnë deri në 200 euro pa asnjë tarifë
Të njëmbëdhjetë bankat tregtare në Mal të Zi u bënë pjesë e skemave të Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), duke u mundësuar qytetarëve dhe bizneseve......

Familjet e arsimuara po kursehen?! Rritja e konsumit vihet re tek familjet me kryefamiljar pa arsim të përfunduar
Konsumi i familjeve shqiptare është rritur gjatë vitit 2024, por jo për të gjithë. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, të analizuara nga “Scan Intel”,......

Cristiano Ronaldo, futbollisti i parë miliarder - Pasuria e yllit portugez ka arritur vlerën e 1.4 miliardë dollarëve
Cristiano Ronaldo, ish-sulmuesi i Manchester United, Real Madrid dhe Juventus, i cili aktualisht luan për ekipin saudit Al-Nassr, është bërë futbollisti i......