Shqipëria Postuar më 8 Tetor 2025, 11:04

Frenojnë pagesat në euro me AIPS - BSH: Gushti uli vrullin e korrikut me vetëm 472 mln euro dhe 14% më pak transaksione

Nga Ledina Elezi

Frenojnë pagesat në euro me AIPS - BSH: Gushti uli vrullin e korrikut

Pavarësisht se pagesat në euro të realizuara brenda vendit me sistemin AIPS EURO po thyejnë rekorde nga viti në vit, gushti rezulton ta ketë frenuar vrullin e deritanishëm të rritjes.

Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në 8 muaj, pagesat në euro brenda vendit me AIPS kapën një vlerë prej 3.9 miliardë eurosh, ndërsa numri i transaksioneve ishte gati 250 mijë. E thënë ndryshe, rreth 21% veprime dhe 19% miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Nga fillimi i vitit e deri më tani, rezulton që korriku të ketë shënuar rekord për shumën e pagesave të realizuara brenda vendit nëpërmjet AIPS EURO, ndërsa edhe numri më i madh i transaksioneve ka qenë po atë muaj. Sipas statistikave zyrtare, gushti ka shërbyer si pikë kthese, pasi pagesat me AIPS EURO kanë marrë tatëpjetën. Konkretisht, në gusht janë kryer rreth 14% më pak veprime se në korrik, vetëm 31 mijë, teksa edhe shuma e tyre ka rënë me 15% duke zbritur në 472 milionë euro. 

Sistemi AIPS Euro i Bankës së Shqipërisë, i cili operon që nga janari 2022, i ka kursyer tregut vendas rreth 140 milionë euro.

Në ndryshim nga mënyra joefikase e funksionimit të mëparshëm të tregut nëpërmjet bankave korrespondente jashtë vendit, operimi i Sistemit AIPS Euro i  mundëson qytetarëve shqiptarë kryerjen e pagesave në euro brenda vendit me kosto shumë më të ulët dhe brenda një afati kohor shumë më të shkurtër nga procesi i mëparshëm i kryer nëpërmjet bankave korrespondente.

Banka e Shqipërisë uli së fundmi edhe komisionet për transaksionet që kryhen me AIPS EURO. Për transfertat në sistemin AIPS EURO, komisioni minimal që do të aplikohet nga bankat tregtare është 4 euro. Ky nivel minimal i komisioneve ishte më parë 6 euro. Për çdo transfertë me vlerë më të vogël ose të barabartë me 150 mijë euro, bankat nuk duhet të aplikojnë komisione me vlerë më të lartë se 0.02% e vlerës së transferuar.

Nga AIPS, te SEPA dhe së shpejti sistemi i pagesave të shpejta (instant payment), sistemi shqiptar i pagesave po modernizohet me ritme tepër të shpejta.

Shqipëria 8 Tetor Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan ka regjistruar edhe këtë të mërkurë rritje të lehtë të kuotës në raport me fillimin e javës duke u blerë sot me 82.7 lekë dhe duke u shitur......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat