Shqipëria Postuar më 8 Tetor 2025, 13:47

Kryebashkiaku i New York, në Shqipëri - Rama: Rol kyç në nxitjen e diskutimeve për vendosjen e linjave direkte të fluturimit

Nga Fabjona Pasho

Kryebashkiaku i New York, në Shqipëri - Rama: Rol kyç në

Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur në ambientet e Këshillit të Ministrave, kryetari e Bashkisë së New York-ut, Eric Adams. Gjatë takimit, ndër të tjera është diskutuar për sektorin e turizmit në Shqipëri dhe potencialin për të përparuar më tej në fushën e investimeve.

Më tej, në deklaratën e përbashkët për mediat, kryeministri Rama tha se, Adams ka një rol kyç në nxitjen e përparimit të diskutimeve për vendosjen e linjave direkte të fluturimit mes Shqipërisë dhe New York.

“Një mik që kam pasur privilegjin ta njoh falë lidhjeve të tij shumë të forta me komunitetin shqiptar në New York. Pas një premtimi të përsëritur, kryebashkiaku i New York, më në fund erdhi në Shqipëri për ta vizituar, për ta parë nga afër një vend që ka dëgjuar shumë nga miqtë dhe nga unë dhe për të diktuar së bashku për atë që mund të bëjmë lidhur me turizmin. Kryebashkiaku ka qenë kyç në vendosjen e disa linjave direkte të New York dhe vendetë të tjera, për të parë mundësinë e një nxitje ekstra për të vendosur fluturimin direkt me New york dhe duke qenë ai shumë  interesuar për teknologjinë, ka shumë dëshirë ka dëshirë të takohet me Diellën”, tha Rama.

Nga ana e tij, Eric Adams vlerësoi zhvillimin e Shqipërisë gjatë viteve të fundit.

“Kur mendon për këtë qytet, 25 vjet më parë ju kishit më pak se sa 100 drita rrugës, ndërkohë që 25 vjet më pas nën këtë udhëheqje shihni një komunitet e qytet në lulëzon që po ecën në drejtim të duhur. Pas një sërë bashkëbisedimesh në New York, ku kemi një nga komunitetin më të madh të popullsisë shqiptare jashtë Shqipërisë, doja të vija të mësoja më shumë për teknologjinë, për mënyrën se si ky kryeministër, ka qenë në gjendje të kujdeset për evoluimin e këtij vendi dhe të këtij qyteti. Për të siguruar një linjë fluturimi nga New York në Shqipëri”, tha Adams.

Gjithashtu, ai u bëri thirrje të rinjve shqiptarë që të vizitojnë New York-un, si dhe të njëjtën gjë ta bëjnë edhe ata amerikanë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat