Shqipëria Postuar më 2 Shtator 2026, 18:17

Vëmendja tek mjedisi, vendimet dhe projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë

Nga SCAN TV

Vëmendja tek mjedisi, vendimet dhe projektligjet e miratuara në

Agjencia për Media dhe Informim ka shpërndarë njoftimin për vendimet dhe projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, datë 02.09.2026. Sipas këtij njoftimi, Këshilli i Ministrave miratoi:

-Listën e veprimtarive që konsiderohen si të rrezikshme për mjedisin.

-Vendimin “Për miratimin e kritereve në bazë të të cilave bëhet vlerësimi i kërcënimit të mundshëm dhe përcaktimi i dëmit në mjedis”.

-Vendimin “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin Nr. 716, datë 26.11.2025, të Këshillit të Ministrave, ‘Për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Shijak’”.

-Vendimin “Për disa ndryshime në vendimin Nr. 181, datë 30.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e riforcimit të njësive individuale të banimit dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në bashkitë Tiranë, Durrës, Shijak, Lezhë dhe Krujë”, të ndryshuar.

-Vendimin “Për përcaktimin e kritereve për dhënien e medaljes së Shërbimit të Rendit Publik”.

Njëherësh u miratuan edhe disa projektligje:

-“Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Lituanisë, për eliminimin e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin dhe parandalimin dhe shmangien e evazionit tatimor, si dhe të protokollit të saj”.

-“Për ratifikimin e protokollit për ndryshimin e marrëveshjes së 6 prillit 2010, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe evazionit fiskal në lidhje me taksat mbi të ardhurat dhe kapitalin, ratifikuar me ligjin nr.10 287, datë 10.6.2010”.

-“Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 66/2023, “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat