“Trenat elektrikë vijnë në 2027-ën” - Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, nis ndërtimi i stacioneve
Ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas përfundon vitin e ardhshëm, ndërkohë që elektrifikimi dhe mbërritja e trenave për nisjen e operimeve synohet të përmbyllet në 3 - mujorin e parë 2027”. Gjithçka u bë me dije gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e stacioneve të kësaj linje hekurudhore, nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe kreu i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho.
“Ne përgatitemi që ta dorëzojmë si vepër, përsa i përket gjurmës hekurudhore brenda 3-mujorit të parë të 2026-ës”, - tha Balluku.
“Jemi në prag të çeljes së kredisë nga BERZH-i dhe të grantit nga Komisioni Europian për ndërtimin e komponentit të fundit, që është elektrifikimi. Themi ta aksesojmë këtë në 3-mujorin e fundit të këtij viti, t’i nënshkruajmë marrëveshjet, të bëjmë të gjithë hapat e mundshme, që tenderi për këtë procedurë të ecë në kohë për dorëzim e saj, ku dhe trenat do vijnë dhe 3-mujori i parë i 2027-ës do jetë dallëndyshja e parë siç thamë, e trenave”, - tha Verdho.
Balluku u ndal edhe te projektet që synohet të nisin vitin e ardhshëm, me financim të brendshëm.
“Gjatë vitit 2026 do të kemi mundësi që t’i japim jetë edhe projekteve të reja të cilat nuk janë të bazuara në fondet e WBIF apo në fondet e Komisonit Europian, pasi tashmë Hekurudha Shqiptare do të mbajë një peshë zhvilluese të projekteve gjithashtu. Këtu veçojmë hekurudhën, e cila është hekurudha e Kombit, ajo që është shumë e rëndësishme, pra hekurudha midis Kosovës dhe Shqipërisë. Duhet thënë që ne do të fillojmë menjëherë ndërtimin edhe të hekurudhës për aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, pra ajo që lidh Vlorën me VIA-n, pra me aeroportin, por nga ana tjetër do të rivitalizojmë edhe segmentin nga Rrogozhina në drejtim të Fierit dhe nga Fieri në VIA”, - tha Balluku.
Hekurudha Tiranë – Durrës – Rinas do të ketë 7 stacione, që janë: Stacioni i Trenit Tiranë, Kashari, Vora, Sukthi, Shkozeti, Durrësi, universiteti “Epoka” dhe Rinasi. Ndërkaq, sipas Ballukut, një nga prioritetet duhet të jetë ngritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore, që do të nevojiten për menaxhimin e sektorit në vitet në vijim.

Turizmi, me bilance pozitive/ Rritje me 38.2% e netëve të qëndrimit në strukturat akomoduese
Turizmi në Shqipëri po përjeton një zhvillim të vazhdueshëm, duke tërhequr një numër gjithnjë e më të madh vizitorësh nga rajoni, Europa dhe vende të......

Ligji i ri për koncesionet dhe PPP-të - Përzgjedhja nga një komision i posaçëm, monitorimi nga Njësia e Zbatimit të Kontratës
Ligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” pritet të ndryshojë duke sjellë parashikime të reja ligjore. Projektiligji është depozituar në......

Kosova e Greqia shtyjnë eksportet përpara/ Defiçiti tregtar ulet me 5.8% në 7 muajt e parë të vitit
Përgjatë muajit korrik të këtij viti, eksportet shqiptare kanë shënuar sërish një ecuri pozitive, duke arritur në vlerën e 35 miliardë lekëve, me një rritje......

Si të përfitojmë nga strehimi social? - Katër grupe kryesore kriteresh. Nga kushtet e strehimit, te ato ekonomike
Teksa Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka publikuar dokumentin i cili ka në fokus programin e strehimit social, janë paraqitur edhe kriteret......

Sa hua po u japin bankat qytetarëve? - BSH: Kërkesa e lartë për hua dhe konkurrenca rritën kreditimin
Bankat tregtare kanë dhënë më shumë kredi për qytetarët dhe bizneset në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas raportit më të fundit të Bankës së Shqipërisë mbi......

Licencohen 142.8 MW energji - Dominon energjia diellore me 13 projekte, parashikohen edhe 3 hidrocentrale
Shtatë muajt e parë të vitit 2025 kanë shënuar dhënien e një numri të lartë licencash për prodhimin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti......

“Boom” biznesesh të reja në Korrik - Rritje me 45%, regjistrohen mbi 37 mijë aplikime
Sezoni turistik mesa duket ka shtuar dhe iniciativat e qytetarëve për të hapur një biznes. Të dhënat zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, tregojnë se......

Valët e nxehtësisë “ekspozojnë” dobësitë e Evropës - Rritja e kërkesës sfidon qëndrueshmërinë e rrjetit energjetik të BE-së
Këtë verë, Evropa është përfshirë sërish nga një seri valësh nxehtësie të forta. Vetëm javën e kaluar, rekorde temperaturash janë thyer në jugperëndim të......