Sa hua po u japin bankat qytetarëve? - BSH: Kërkesa e lartë për hua dhe konkurrenca rritën kreditimin
Bankat tregtare kanë dhënë më shumë kredi për qytetarët dhe bizneset në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas raportit më të fundit të Bankës së Shqipërisë mbi tendencat në kreditim, kreditimi i qytetarëve nga bankat është rritur me 17.4% ose 1.1 pikë përqindje më shumë se në fund të vitit 2024.
Po nga se ka ardhur kjo rritje?
Si rrjedhojë e kushteve financiare të favorshme, rritjes së të ardhurave të disponueshme dhe përmirësimeve në tregun e punës, në gjashtëmujorin e parë ka pasur një kërkesë të lartë nga qytetarët për financimin e konsumit dhe për blerjen e banesave. Kjo kërkesë e lartë është përkthyer në një rritje të kreditimit nga ana e bankave. Gjithashtu, oferta e lartë nga bankat është nxitur nga konkurrenca e shtuar mes tyre, si dhe nga përmirësimet e infrastrukturës digjitale dhe asaj teknologjike.
Zgjerimi i kredisë për qytetarët ka qenë kryesisht në Lek.
Po për sa i përket bizneseve, si ka qenë qasja e bankave në kreditim?
Në ndryshim nga qytetarët, të cilët patën një rritje më të fortë të kredisë në tremujorin e dytë, kredia për bizneset është rritur më tepër në tremujorin e parë. Statistikat tregojnë se kredia për biznese është rritur mesatarisht me 15.5%, rreth 1 pikë përqindje më pak se në fund të vitit 2024, por gjithsesi mbetet pranë niveleve maksimale.
Kjo rritje e kredisë ka ardhur si pasojë e kërkesës së lartë nga bizneset, pavarësisht madhësisë së tyre apo qëllimit të përdorimit, kërkesë e cila është në linjë me zhvillimet e ekonomike në vend, besimin e lartë të biznesit dhe në përgjithësi me bilancet pozitive, shprehet Banka e Shqipërisë.
Po ashtu, edhe bankat kanë vijuar të ofrojnë kushte financimi të favorshme, me norma të ulëta interesi, në përgjigje të primeve më të ulëta të rrezikut si dhe konkurrencës të shtuar mes tyre.
Bankat e kanë rikthyer fokusin te biznesi i vogël, të cilat kanë parë një rritje të kredisë prej 23%. Nga ky segment ka pasur një kërkesë më të lartë për kredi, ndërsa edhe përqasja e bankave ka qenë më e favorshme sikurse duket nga normat e interesit dhe komisionet më të ulëta në gjysmën e parë të vitit. Ndërkohë, rritja e kredisë për biznesin e madh është ngadalësuar në 20%. Pavarësisht kësaj, biznesi i madh vijon të mbetet kontribuesi kryesor në zgjerimin e portofolit.
Për sa i takon sektorëve më të financuar, bankat kanë zgjeruar financimin sidomos ndaj bizneseve në tregti, hoteleri-restorante dhe industri, ndërkohë që sektori i bujqësisë është i vetmi që ka shfaqur tkurrje të portofolit në këtë periudhë, me rreth 4% mesatarisht vit mbi vit.

Licencohen 142.8 MW energji - Dominon energjia diellore me 13 projekte, parashikohen edhe 3 hidrocentrale
Shtatë muajt e parë të vitit 2025 kanë shënuar dhënien e një numri të lartë licencash për prodhimin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti......

“Boom” biznesesh të reja në Korrik - Rritje me 45%, regjistrohen mbi 37 mijë aplikime
Sezoni turistik mesa duket ka shtuar dhe iniciativat e qytetarëve për të hapur një biznes. Të dhënat zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, tregojnë se......

Valët e nxehtësisë “ekspozojnë” dobësitë e Evropës - Rritja e kërkesës sfidon qëndrueshmërinë e rrjetit energjetik të BE-së
Këtë verë, Evropa është përfshirë sërish nga një seri valësh nxehtësie të forta. Vetëm javën e kaluar, rekorde temperaturash janë thyer në jugperëndim të......

Pagesat në euro me AIPS “kapin pikun” - BSH: Mbi 218 mijë transaksione në janar-korrik, gati 22% më shumë se në 2024
Shuma e pagesave në euro të kryera me sistemin AIPS ka pësuar një rekord të ri në muajin korrik. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i pagesave......

Prodhimet bujqësore shqiptare në tregjet botërore - Mbi 265 mijë ton të eksportuara në 6 muaj, rritje me 10%
Afro 265.9 mijë ton prodhime të tokës shqiptare janë dërguar në tregjet ndërkombëtare në gjysmën e parë të vitit. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë......

Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen monedhat e huaja!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në rritje duke u forcuar gjatë fundjavës teksa është blerë këtë mëngjes me 82.3 lekë dhe është shitur me 83.8 lekë......

Spanja, “pakt klimatik” për të luftuar zjarret - Kryeministri Sanchez premton mobilizim masiv në rajonet e prekura
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez premtoi një "pakt kombëtar" për të trajtuar emergjencën klimatike, ndërsa vizitoi një rajon perëndimor që po përballet me......

Ekonomia e Zvicrës rritet papritur - Shmang tkurrjen para goditjes së tarifave amerikane
Ekonomia e Zvicrës u zgjerua papritur në tremujorin e dytë të vitit, para se vendi të goditej nga një prej tarifave më të larta të SHBA-së. Rritja prej 0.1%......