Licencohen 142.8 MW energji - Dominon energjia diellore me 13 projekte, parashikohen edhe 3 hidrocentrale
Shtatë muajt e parë të vitit 2025 kanë shënuar dhënien e një numri të lartë licencash për prodhimin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, në total për periudhën janar – korrik janë licencuar 16 kompani, për projekte me kapacitet total të parashikuar për t’u instaluar prej 142.8 MW.
Të dhënat tregojnë një dominim të dukshëm të energjisë diellore, me 125 MW të licencuar. Projektet iu takojnë 13 kompanive të ndryshme, ndërsa centralet e licencuar parashikohet të pozicionohen në Qarkun e Fierit. Por, teksa rritja e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike duket se është fokusuar te centralet e diellit, gjatë 7- mujave të vitit 2025 janë dhënë edhe 3 licenca për hidrocentrale, për projekte me kapacitet total të instaluar prej 17.8 MW.
Ndryshe paraqitet situata për energjinë e erës, që aktualisht mbetet e pashfrytëzuar në vendin tonë. Edhe përgjatë periudhës janar – korrik 2025 nuk u licencua asnjë kompani në këtë aktivitet, teksa numërohen vetëm 2 licenca aktive të dhëna nga Enti Rregullator i Energjisë në vitet 2007 -2008.
Ndërkaq, nisur nga fakti se një numër i konsiderueshëm i burimeve të energjisë elektrike, parashikohen që të ndërtohen dhe të lidhen në rrjet, Enti Rregullator i Energjisë thekson nevojën për një zhvillim më dinamik dhe investime për të integruar këto burime në sistemin elektroenergjitik shqiptar në vitet në vijim.

“Boom” biznesesh të reja në Korrik - Rritje me 45%, regjistrohen mbi 37 mijë aplikime
Sezoni turistik mesa duket ka shtuar dhe iniciativat e qytetarëve për të hapur një biznes. Të dhënat zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, tregojnë se......

Valët e nxehtësisë “ekspozojnë” dobësitë e Evropës - Rritja e kërkesës sfidon qëndrueshmërinë e rrjetit energjetik të BE-së
Këtë verë, Evropa është përfshirë sërish nga një seri valësh nxehtësie të forta. Vetëm javën e kaluar, rekorde temperaturash janë thyer në jugperëndim të......

Pagesat në euro me AIPS “kapin pikun” - BSH: Mbi 218 mijë transaksione në janar-korrik, gati 22% më shumë se në 2024
Shuma e pagesave në euro të kryera me sistemin AIPS ka pësuar një rekord të ri në muajin korrik. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i pagesave......

Prodhimet bujqësore shqiptare në tregjet botërore - Mbi 265 mijë ton të eksportuara në 6 muaj, rritje me 10%
Afro 265.9 mijë ton prodhime të tokës shqiptare janë dërguar në tregjet ndërkombëtare në gjysmën e parë të vitit. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë......

Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen monedhat e huaja!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në rritje duke u forcuar gjatë fundjavës teksa është blerë këtë mëngjes me 82.3 lekë dhe është shitur me 83.8 lekë......

Spanja, “pakt klimatik” për të luftuar zjarret - Kryeministri Sanchez premton mobilizim masiv në rajonet e prekura
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez premtoi një "pakt kombëtar" për të trajtuar emergjencën klimatike, ndërsa vizitoi një rajon perëndimor që po përballet me......

Ekonomia e Zvicrës rritet papritur - Shmang tkurrjen para goditjes së tarifave amerikane
Ekonomia e Zvicrës u zgjerua papritur në tremujorin e dytë të vitit, para se vendi të goditej nga një prej tarifave më të larta të SHBA-së. Rritja prej 0.1%......

Greqia forcon lidhjet energjetike me rajonin - Planifikon tre projekte të reja me Shqipërinë, Turqinë dhe Italinë
Greqia synon të forcojë lidhjet me sistemet elektrike të vendeve fqinje, falë operatorit grek të transmetimit të energjisë IPTO. Kjo është pjesë e një......