Spanja, “pakt klimatik” për të luftuar zjarret - Kryeministri Sanchez premton mobilizim masiv në rajonet e prekura
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez premtoi një "pakt kombëtar" për të trajtuar emergjencën klimatike, ndërsa vizitoi një rajon perëndimor që po përballet me zjarret.
Spanja po hyn në javën e tretë të alarmeve për valët e nxehtësisë dhe zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë vatrat në pjesën veriperëndimore dhe perëndimore të vendit. Po ashtu, njësitë e ushtrisë janë dërguar për të ndihmuar në kufizimin e zjarreve. Ndërkohë, Franca dhe Italia kanë kontribuuar me aeroplanë me ujë në një bazë ajrore pranë Salamankës.
"Qeveria e Spanjës do të punojë tani që në shtator të kemi bazat e këtij pakti kombëtar për të zbutur emergjencën klimatike," tha Kryeministri Sanchez gjatë vizitës në Ourense, në provincën veriperëndimore të Galicias. Ai shtoi se dëshiron të bëjë "gjithçka të mundshme dhe më shumë" për të siguruar që viktimat e zjarreve të kthehen në normalitet.
Pjesa veriperëndimore dhe perëndimore e vendit është goditur rëndë nga flakët, veçanërisht rajonet e Castile dhe Leon, Galicia, Asturia dhe Extremadura. Lufta për shuarjen e zjarreve në të gjithë Evropën jugore gjatë një prej verave më të ashpra u bë edhe më e vështirë pasi pritej që temperaturat të arrinin deri në 45 gradë Celsius në disa zona, tha agjencia kombëtare e motit në Spanjë, AEMET.
Kryeministri Pedro Sanchez deklaroi se 500 anëtarë të tjerë të Njësisë së Emergjencës Ushtarake Spanjolle do t’u bashkohen 1,400 personave tashmë në terren për të luftuar zjarret. Kreu i shtetit shtoi se ky mund të jetë misioni më i madh i sigurimit civil të BE-së në histori.
Spanja pritet të mbetet nën alarm për valët e nxehtësisë deri të hënën, me temperaturat ekstreme që kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve në pyje. Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit po rrisin intensitetin, kohëzgjatjen dhe frekuencën e periudhave të nxehtësisë ekstreme, që ushqejnë dhe shpërndajnë flakët.

Ekonomia e Zvicrës rritet papritur - Shmang tkurrjen para goditjes së tarifave amerikane
Ekonomia e Zvicrës u zgjerua papritur në tremujorin e dytë të vitit, para se vendi të goditej nga një prej tarifave më të larta të SHBA-së. Rritja prej 0.1%......

Greqia forcon lidhjet energjetike me rajonin - Planifikon tre projekte të reja me Shqipërinë, Turqinë dhe Italinë
Greqia synon të forcojë lidhjet me sistemet elektrike të vendeve fqinje, falë operatorit grek të transmetimit të energjisë IPTO. Kjo është pjesë e një......

BE-SHBA, rregullorja digjitale vonon marrëveshjen - Uashingtoni pretendon lëshime për kompanitë teknologjike amerikane
Bashkimi Evropian kërkon të parandalojë Shtetet e Bashkuara që të shënjestrojnë rregullat e tij digjitale, sipas Financial Times. Të dyja palët po punojnë......

Zbulohen monedhat bullgare Euro - Ndërthuren trashëgimia dhe simbolet kombëtare
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, i ofroi publikut një pamje të parë të monedhave euro të Bullgarisë përmes një postimi në rrjetet......

Malaj: 14770 punonjës më shumë të deklaruar në qershor
Tregu i punës në Shqipëri po reflekton shenja të qarta të rritjes ekonomike dhe përmirësimit të formalizimit, sipas të dhënave të bëra publike sot nga......

Cilat janë programet e strehimit social? - Nga banesat me qira, te “çatia” për të pastrehët
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka publikuar udhëzuesin e ri për strehimin social, një dokument i rëndësishëm që synon të vendosë një......

Normat e interesit, të favorshme për kreditë në lekë - BSH: 3.8% në huatë për blerje banese. Konsumatorja, me luhatshmëri më të lartë
Ulja në 2.5% që Banka e Shqipërisë i bëri normës bazë të interesit gjatë muajit korrik u pasqyrua menjëherë në uljen e normave të interesit nga bankat......

Tendencat digjitale në Shqipëri - Çfarë aplikacionesh po përdoren më shumë?
Prej disa muajsh, në Shqipëri po shfaqet një tendencë e qartë për aplikacionet më të shkarkuara, duke reflektuar edhe preferencat në rritje të shqiptarëve......