Europa Postuar më 18 Gusht 2025, 10:26

Zbulohen monedhat bullgare Euro - Ndërthuren trashëgimia dhe simbolet kombëtare

Nga Kristi Ceta

Zbulohen monedhat bullgare Euro - Ndërthuren trashëgimia dhe simbolet

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, i ofroi publikut një pamje të parë të monedhave euro të Bullgarisë përmes një postimi në rrjetet sociale. Duke ndarë foto të monedhës 1€, ajo theksoi se modeli i zgjedhur nga Banka Kombëtare Bullgare ruan vazhdimësinë me monedhat aktuale të vendit, ndërsa përfshin simbole të lidhura thellësisht me trashëgiminë e Bullgarisë.

"Lajme emocionuese për Bullgarinë dhe zonën e euros! Hidhini një sy dizajnit të monedhës 1€ të Bullgarisë. Ndërsa do të na duhet të presim pak më gjatë për t'i parë këto monedha në qarkullim, ky imazh paraprak ofron modelin e zgjedhur nga banka qendrore kombëtare e Bullgarisë. Dizajni ruan vazhdimësinë me monedhat aktuale të Bullgarisë dhe përmban simbole që janë të rrënjosura thellë në trashëgiminë e vendit dhe të çmuara nga populli i saj", shkroi Lagarde.

Më herët, në mesin e majit, Banka Kombëtare Bullgare konfirmoi se kishte filluar prodhimi provë i 8 milionë monedhave euro, me nga një milion për secilën prerje. Po ashtu, janë miratuar materialet dhe format për prodhimin testues dhe atë të rregullt, ndërsa objektet e nevojshme për procesin e shkëmbimit janë gati në Sofje, Plovdiv dhe Varna.

Banka theksoi se monedhat po prodhohen në kushte të plota teknike dhe me staf të kualifikuar, duke garantuar gatishmëri maskimale.

Zbulimi i modelit të ri dhe përgatitjet teknike pasqyrojnë progresin e vendit drejt një tranzicioni të qetë në eurozonë, duke kombinuar trashëgiminë kombëtare me planifikimin logjistik të kujdesshëm për të mbështetur miratimin e monedhës.

Zbulohen monedhat bullgare Euro - Ndërthuren trashëgimia dhe simbolet

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat