Cilat janë programet e strehimit social? - Nga banesat me qira, te “çatia” për të pastrehët
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka publikuar udhëzuesin e ri për strehimin social, një dokument i rëndësishëm që synon të vendosë një standard të ri për mënyrën se si hartohen programet 5-vjeçare të strehimit në vend.
Ky udhëzues sjell qartësi dhe strukturë për mënyrën e ofrimit të shërbimeve të strehimit social, duke u fokusuar në 6 programe të veçanta, që synojnë mbështetjen e shtresave në nevojë dhe individëve në situata të vështira ekonomike e sociale.
Programi i parë është ai i banesave sociale me qira. Nëpërmjet këtij programi, banesat që janë në pronësi publike ose në pronësi të pronarëve socialë, do të jepen me qira për familjet në nevojë. Sipas udhëzuesit, 80% e përfituesve të këtij programi duhet të jenë familje me të ardhura nga 0 deri në 100% të mesatares familjare.
Programi i dytë lidhet me zhvillimin e zonave me qëllim strehimi, ku parashikon identifikimin dhe planifikimin e zonave urbane që mund të përshtaten për ndërtimin e banesave sociale. Fokusi është tek zonat e banuara në mënyrë informale, ndërtime të palegalizuara që nuk mund të legalizohen, apo zona të vjetra industriale të pashfrytëzuara. Programi i tretë ka në fokus banesat me kosto të ulët. Këto banesa do të ndërtohen në bashkitë ku çmimet e tregut janë të larta, por do të shiten me një çmim nën vlerën e tregut – pa zbritur nën koston e ndërtimit. Përfitues do të jenë familjet me të ardhura më të ulëta se mesatarja e njësisë vendore përkatëse.
Programi i katërt përfshin banesat e specializuara. Këtu bëhet fjalë për strehim të dedikuar për grupe të caktuara si të moshuarit, persona me aftësi të kufizuara, viktima të trafikimit apo dhunës në familje, si dhe fëmijë pa përkujdesje prindërore. Programi i pestë ka si objektiv përmirësimin e kushteve në banesat ekzistuese, si ato private, ashtu edhe ato në pronësi shtetërore. Me mbështetje nga buxheti i shtetit, bashkitë mund të përfitojnë grante konkurruese për të ndihmuar familjet që jetojnë në kushte të papërshtatshme.
Dhe programi i gjashtë, ai për banesat e përkohshme, synon të ofrojë strehim afatshkurtër për individë apo familje që gjenden në emergjenca sociale, si refugjatë, persona të zhvendosur për shkak të investimeve publike apo private, emigrantë të kthyer, apo individë të pastrehë.
Ministria thekson se ky udhëzues është një hap i rëndësishëm drejt një politike më të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të strehimit, duke i dhënë prioritet nevojave reale të qytetarëve.

Normat e interesit, të favorshme për kreditë në lekë - BSH: 3.8% në huatë për blerje banese. Konsumatorja, me luhatshmëri më të lartë
Ulja në 2.5% që Banka e Shqipërisë i bëri normës bazë të interesit gjatë muajit korrik u pasqyrua menjëherë në uljen e normave të interesit nga bankat......

Tendencat digjitale në Shqipëri - Çfarë aplikacionesh po përdoren më shumë?
Prej disa muajsh, në Shqipëri po shfaqet një tendencë e qartë për aplikacionet më të shkarkuara, duke reflektuar edhe preferencat në rritje të shqiptarëve......

“Boshatiset” Zelanda e Re - Largimi i shtetasve, në nivelin më të lartë që nga viti 2012
Zelanda e Re ka regjistruar numrin më të lartë të largimeve të shtetasve që nga viti 2012, ndërsa ekonomia e vendit po ngadalësohet. Gjatë 12 muajve deri në......

Rriten çmimet e energjisë në Bursën Shqiptare - 7-mujori shënon shtrenjtim me 34%, vlera e transaksioneve arriti në rreth 116 mln euro
Rreth 986 mijë mWh energji u tregtua në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike gjatë 7-mujorit të këtij viti, teksa vlera e transaksioneve përllogaritet në......

Robotët zbresin në fushë - Humanoidët garojnë në sporte të ndryshme dhe sfida teknologjike
Kina çeli “Lojërat Botërore të Robotëve Humanoidë”, një event treditor që synon të tregojë përparimin në fushën e inteligjencës artificiale dhe robotikës, me......

Shqiptarët konsumuan 100 milionë euro drithëra - Rritet importi në sasi, blihen me çmim më të lirë
Shqipëria ka rritur ndjeshëm importin e drithërave nga jashtë, duke treguar dhe një tendencë më të lartë të konsumit të tyre. Referuar të dhënave zyrtare......

Trump “kursen” Kinën - Nuk i vendos tarifa Pekinit për blerjen e naftës ruse
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se për momentin nuk është e nevojshme të shqyrtojë vendosjen e tarifave ndëshkuese ndaj vendeve si......

Nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën - Samiti Trump-Putin përfundon pa rezultate konkrete
Samiti i shumëpritur midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin nuk solli asnjë marrëveshje për zgjidhjen, apo ndalimin e luftës në......