“Brenda 1 viti parku eolik hyn në prodhim” - Rama: Energjetika, sektori i garave të hapura ndërkombëtare

Gjatë prezantimit të parkut eolik të Tropojës, kryeministri Edi Rama u shpreh:
“Në harkun e 12 muajve, pa llogaritur periudhën kur dimri është intensive, ky park i madh i energjisë së erës në Tropojë, do të hyjë në rrjetin e prodhuesve të energjisë të rinovueshme në vendin tonë. Duke pasur parasysh eksperiencën e kompanisë, rrugëtimin e suksesshëm, ka marshuar në disa vende, përpara se të arrinte në Shqipëri. Unë kam siguri se do të përfitojmë dije të reja dhe vlerë të shtuar në kulturën e punës dhe të veprimit në një sektor kaq strategjik.
Edhe ky investim shkon në atë drejtim strategjik dhe në rrugën e përmbushjes së atij objektivi të madh strategjik për ta bërë Shqipërinë një vend sovran në prodhimin e energjisë. Ne kemi pasur për një periudhë të gjatë një varësi nga uji.
Kur na ka munguar shiu na është dashur të dalim në tregun ndërkombëtar dhe të blejmë sasi të mëdha me çmime të kripura.
Koha kur Shqipëria duhet të dalë në treg për të blerë energji po shkon drejt fundit. Ne do të jemi në kategorinë e atyre jo shumë vendeve që gëzojnë pavarësi të plotë në prodhimin e një lënde vitale në organizmin e një shteti.
Ne kemi realizuar edhe një proces besueshmërie të lartë. Sektori energjetik është sektori i garave të hapura ndërkombëtare.
Më vjen jashtëzakonisht mirë ta nënvizoj, meqë jemi në një fazë të historisë sonë, ku fjala korrupsion është si ato këpucët e modës, që po mos e zuri njeri në goja duket sikur nuk është në modë.
Rreth 1500 mw të tjera që janë në ndërtim, në proces licensimi, nevojat tona ne i kemi të garantuara.
Ne do të kemi edhe një avantazh tjetër, shumë të madh. Anatazhi i Shqipërisë në raport me Serbinë është se ne jemi 100% të gjelbër në prodhimin e energjisë, ne nuk kemi barrën që ti paguajmë të shkuarës taksën e karbonit, e cila në Serbi është shumë e rëndë. Për këtë arsye kompanitë e shikojnë me shumë interes Shqipërinë. Arsyeja pse Italia dhe Emiratet janë të fokusuara tek ky partneritet me ne nuk është se unë vesh atlete të bardha, por se Shqipëria prodhon dhe shet energji të pastër, vlera e së cilës në portofilin energjitik të Europës është shumë e lartë”.
Huatë e këqija, pranë 4.19% në Nëntor/ Pas sinjaleve të verës, kreditë me probleme rikthehen në rënie
Pas një periudhe disamujore stabiliteti, niveli i kredive me probleme u rrit lehtë gjatë muajit gusht dhe shtator duke arritur në 4.19% dhe 4.37% nga 4.04%......
Rritet akciza për duhanin me 250 lekë/kg - Në 2027-ën aplikohet kalendar i ri, çmime më të larta
Duhanpirësit po përballen me çmime të rritura të paketave. Rritja vjen si rrjedhoje e kalendarit të akcizës për duhanin i cili është miratuar në vitin 2022, ......
Ritestimi i patentës, 13.1% e shoferëve rifitojnë lejen - DPSHTRR: Vetëm drejtuesit e përgatitur rikthehen në qarkullim
Rifitimi i lejes së drejtimit mbetet një sfidë për shumë drejtues mjetesh. Shifrat zyrtare tregojnë se jo të gjithë janë të përgatitur për t’u rikthyer në......
Amerikanët do ndërtojmë parkun eolik të Tropojës- Balluku certifikon kompaninë amerikane CWP për ndërtimin e parkut 600 MW
Kryeministri Edi Rama, së bashku me Zv.Kryeministren, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantojnë investimin e parkut......
Portë hyrëse energjie për Evropën Juglindore - Greqia pret zhvillime të rëndësishme për gazin e lëngshëm
Brenda këtij viti priten zhvillime të rëndësishme drejt sigurimit të rolit të Greqisë si porta energjetike e Evropës Juglindore dhe në veçanti, si një pikë......
Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht në të gjitha akset - ARRSH: Në zonat malore duhen goma dimërore
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se gjatë orëve të natës nuk janë regjistruar reshje shiu, apo dëbore. Kushtet atmosferike janë të qëndrueshme,......
Bakri po bëhet si ari - Priten mega-marrëveshje në industri
Ethet e bakrit po hapin derën për mega-marrëveshje në industri, ndërsa lojtarët gjigantë luftojnë për të rritur më tej pjesët e tyre të tregut, ndërsa......
Kursi i këmbimit/ Dollari amerikan humbet pikë. Forcohet Franga zvicerane!
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht pasi ka humbur pikë gjatë kësaj fundjave duke u blerë sot me 82.1 lekë dhe duke u shitur me 83.3 lekë krahasuar......


