Ritestimi i patentës, 13.1% e shoferëve rifitojnë lejen - DPSHTRR: Vetëm drejtuesit e përgatitur rikthehen në qarkullim

Rifitimi i lejes së drejtimit mbetet një sfidë për shumë drejtues mjetesh. Shifrat zyrtare tregojnë se jo të gjithë janë të përgatitur për t’u rikthyer në timon.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar rezultatet e sesionit të radhës të ritestimit për lejen e drejtimit, ku niveli i kalueshmërisë ka qenë i ulët.
Nga 43 kandidatë të riregjistruar, vetëm 5 kanë arritur të kalojnë me sukses testimin, duke reflektuar qartë kërkesat e larta që autoritetet kanë vendosur për garantimin e sigurisë rrugore dhe disiplinës në qarkullim.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, që nga nisja e fushatës për ritestimin e drejtuesve, në qershor të vitit 2022 janë riregjistruar gjithsej 2.804 kandidatë. Prej tyre, vetëm 369 drejtues mjetesh, ose 13.1%, kanë arritur të rifitojnë lejen e drejtimit.
Ky proces nuk synon ndëshkimin e drejtuesve, por rritjen e standardeve të sigurisë në rrugë. Rregullat strikte dhe kriteret e forta të vlerësimit janë vendosur për të garantuar që në qarkullim të rikthehen vetëm ata drejtues që tregojnë përgjegjësi, aftësi të duhura drejtimi, sjellje korrekte ndaj përdoruesve të tjerë të rrugës dhe njohje të plotë të Kodit Rrugor.
Nga ana tjetër, shumë kandidatë dështojnë për shkak të mungesës së përgatitjes e neglizhencës ndaj rregullave bazë.
Ndërkohë, DPSHTRR u bën thirrje drejtuesve që janë në proces ritestimi të shfrytëzojnë burimet zyrtare të përgatitjes, përfshirë simulimin online të testimit dhe aplikacionet e dedikuara në platformat digjitale.
DPSHTRR thekson se rrugët kërkojnë drejtues të përgjegjshëm, dhe rifitimi i lejes së drejtimit është një proces që kërkon përkushtim e ndërgjegjësim.
Prezantohet parku eolik i Tropojës - Me kapacitet të pritshëm prej 600 MW, po zhvillohet nga kompania amerikane CWP
Kryeministri Edi Rama, së bashku me Zv.Kryeministren, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantojnë investimin e parkut......
Portë hyrëse energjie për Evropën Juglindore - Greqia pret zhvillime të rëndësishme për gazin e lëngshëm
Brenda këtij viti priten zhvillime të rëndësishme drejt sigurimit të rolit të Greqisë si porta energjetike e Evropës Juglindore dhe në veçanti, si një pikë......
Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht në të gjitha akset - ARRSH: Në zonat malore duhen goma dimërore
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se gjatë orëve të natës nuk janë regjistruar reshje shiu, apo dëbore. Kushtet atmosferike janë të qëndrueshme,......
Bakri po bëhet si ari - Priten mega-marrëveshje në industri
Ethet e bakrit po hapin derën për mega-marrëveshje në industri, ndërsa lojtarët gjigantë luftojnë për të rritur më tej pjesët e tyre të tregut, ndërsa......
Kursi i këmbimit/ Dollari amerikan humbet pikë. Forcohet Franga zvicerane!
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht pasi ka humbur pikë gjatë kësaj fundjave duke u blerë sot me 82.1 lekë dhe duke u shitur me 83.3 lekë krahasuar......
Nga shkeljet e IA, te kërcënimet gjeopolitike - Ja çfarë pritet nga siguria kibernetike në vitin 2026
Në vitin 2025, Evropa u përball me një valë sulmesh kibernetike: nga ndërprerjet në aeroporte dhe akuzat për sabotim zgjedhor deri te falsifikimi i GPS-it në......
Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë - Me 20% të pjesëmarrjes në vitin 2025. Samsung, i dyti me 19%
Dërgesat globale të telefonave inteligjentë në 2025-ën u rritën me 2% në bazë vjetore, të nxitura nga kërkesa më e fortë dhe momenti ekonomik në tregjet në......
Çmime më të ulëta të naftës në vitin 2026 - Goldman Sachs parashikon edhe rritje të furnizimit
Çmimet e naftës mund të ulen këtë vit, pasi një valë furnizimi krijon një tepricë në treg, megjithëse rreziqet gjeopolitike të lidhura me Rusinë, Venezuelën......


