Shqipëria Postuar më 12 Janar 2026, 10:23

Prezantohet parku eolik i Tropojës - Me kapacitet të pritshëm prej 600 MW, po zhvillohet nga kompania amerikane CWP

Nga SCAN TV

Prezantohet parku eolik i Tropojës - Me kapacitet të pritshëm

Kryeministri Edi Rama, së bashku me Zv.Kryeministren, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantojnë investimin e parkut eolik të Tropojës.

Parku me kapacitet të pritshëm prej 600 MW, që po zhvillohet nga kompania amerikane CWP është dëshmi se Shqipëria po ecën drejt një të ardhmeje energjetike të fortë dhe të qëndrueshme

Në fjalën e saj zv/kryeministrja Belinda Balluku u shpreh: “Në vitin 2018 Shqipëria filloi të fliste për një strategji për diversifikimin e burimeve. Një skemë e re energjitike e cila do të bazohej mbi krijimin e burimeve alternative, siç ishin ato të energjisë diellore dhe më pas ato eolike. Investimet e huaja direkte janë treguesi më i qartë i stabilitetit ekonomik dhe institucional.

Vetëm në kohët e fundit, mbi 1.5 mld euro investime private janë në proces në sektorin e energjisë. Gjatë këtyre viteve, në tërësi janë angazhuar mbi 2mld euro të investuara Kemi një portofol projektesh që do çojë kapacitetet më tej se 1500MW/h.

Në energjinë e erës për herë të parë, po hyjmë në fazën e realizimit të projekteve konkrete me kapacitet të pritshëm 600MW/h.

Parqet eolike kanë një vështirësi më të madhe gjatë studimit dhe ndërtimit të tyre. I gjithë ky diversifikim na bën më të qendrueshëm ndaj ndryshimeve klimatike.

Këto investime private kanë një impakt të drejtëpërdrejtë në sektorin energjetik, ulin varësinë nga importi, janë investime që krijojnë vende punë, rrisin të ardhurat dhe fuqizojnë ekonominë lokale.

Shqipëria po investon në linjat e transmetimit, lidhen me të gjithë fqinjët tanë. Është përfunduar thuajse e gjithë linja që shkon deri në Maqedoninë e Veriut. Shqipëria është një nga vendet më mirë të lidhura në systemin e transmetimit”.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat