Shqipëria Postuar më 12 Janar 2026, 09:31

Kursi i këmbimit/ Dollari amerikan humbet pikë. Forcohet Franga zvicerane!

Nga Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Dollari amerikan humbet pikë. Forcohet Franga

Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht pasi ka humbur pikë gjatë kësaj fundjave duke u blerë sot me 82.1 lekë dhe duke u shitur me 83.3 lekë krahasuar me javën që lamë pas sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq ka kaluar një fundjavë të ‘qetë’ duke mos regjistruar këtë mëngjes lëvizje të konsiderueshme nga java e kaluar teksa është blerë sot me 96.1 lekë dhe është shitur me 97 lekë.

Franga zvicerane sakaq ka shënuar rritje të vlerës duke u forcuar nga java që lamë pas pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 102.9 lekë dhe është shitur me 104 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik ka pasur paqëndrueshmëri gjatë këtyre dy ditëve duke e nisur këtë javë negativisht teksa është blerë këtë mëngjes me 110.2 lekë dhe duke u shitur me 111.4 lekë në raport me javën e shkuar.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat