Shqipëria Postuar më 12 Janar 2026, 13:26

Mbikalimi i ri në Qafë Kashar – ARRSH njofton mbi ndryshimin e qarkullimit në këtë aks

Nga SCAN TV

Mbikalimi i ri në Qafë Kashar – ARRSH njofton mbi ndryshimin e

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtimin Tiranë - Rinas, në intervalin ora 20:00 – 06:00 në datat 13–14.01.2026.

Sipas njoftimit qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:

• Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)

• Rruga dytësore

• Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas

• Rruga Kashar – Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari

ARRSH kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët duhet të ndjekin sinjalistikën provizore dhe të planifikojnë lëvizjen në kohë.

Live TV

Të fundit
Analiza 23 Prill Karl Bildt

Emergjenca ekonomike e Evropës

Duke gjykuar nga ajo që shihet nga të gjitha takimet e ndryshme të Bashkimit Evropian—në Këshillin Evropian, zyrat e Komisionit Evropian dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 23 Prill Karl Bildt

Emergjenca ekonomike e Evropës

Duke gjykuar nga ajo që shihet nga të gjitha takimet e ndryshme të Bashkimit Evropian—në Këshillin Evropian, zyrat e Komisionit Evropian dhe......