Shqipëria Postuar më 17 Qershor 2025, 15:31

Suficiti në buxhet arrin në 400 milionë euro - 5-mujori/ Rriten arkëtimet me 178 milonë euro, “udhëheq” konsumi

Nga Elisabeta Dosku

Suficiti në buxhet arrin në 400 milionë euro - 5-mujori/ Rriten

Në 5 muajt e parë të vitit buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 305.9 miliardë lekë, një realizim në masën 100.2 % të planit të periudhës.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 18.7 miliardë lekë apo 187 milionë euro më shumë, ndërsa niveli i suficitit rezultoi në rreth 40.41 miliardë lekë.

Të e mbledhura nga administrata tatimore për periudhën Janar – Maj 2025, u realizuan në shumën 110.8 miliardë lekë, 16.8 miliardë lekë ose 17.9% më shumë se Janar – Maji 2024. Si dhe 5.3 miliardë lekë më  shumë se planifikimi.

Arkëtimet nga TVSH-ja, të cilat janë tregues i drejtpërdrjtë i konsumit kanë pasur perfpmancën më të mirë, me një rritje të regjistruar në 31.5% në raport me një vit më parë. Në total nga ky zë u mblodhën 30.5 miliardë lekë. Ndërkohë që është tejkaluar plani me 11.5%.

Po ashtu përfomancë të mirë kanë pasur të ardhurat nga ttaimi mbi të ardhurat personale, me një rritje prej 27.2%, ku janë mbledhur në total 34.1 miliardë lekë, ndikuar nga rritja e pagave dhe deklarimi i DIVA-s.

Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore gjithashtu kanë pasur rritje me 8 miliardë lekë ose 12.2% më shumë se 5-mujori 2024 dhe janë arkëtuar 73.5 miliardë lekë.

Më rritje kanë rezultuar të ardhurat edhe nga tatim fitimi dhe taksat nacionale.

Të ardhurat nga doganat u realizuan në vlerën 92.7 miliardë lekë, 3 miliardë lekë ose 3.3% më shumë se Janar – Maji i vitit 2024.

Performancën më të mirë në të ardhurat doganore e kanë pasur arkëtimet nga mallrat e akcizës, të cilat janë realizuar në shumën 25.7 miliardë lekë, 2.6 miliardë lekë ose 11.2% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024.

Ndërsa të ardhurat nga TVSH në import dhe renta minierare kanë pësuar një rritje të lehtë.

Të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën Janar – Maj 2025, janë arkëtuar në vlerën 3.7 miliardë lekë, 150 milionë lekë ose 4.2% më shumë se Janar – Maji i vitit 2024, si dhe realizim prej 88.6% kundrejt planit të periudhës.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 5 mujore të vitit 2025, arritën në rreth 265.52 miliardë lekë me një realizim në masën 95.4% e planit të periudhës.

Shpenzimet kapitale, rezultuan në rreth 21.23 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 2.2% më i lartë ose rreth 461 milionë lekë më shumë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat