“Student Day” në QTU - Një ditë dedikuar studentëve çdo të martë
Të martat nuk janë më të zakonshme për studentët që frekuentojnë Qendrën Tregtare Univers. Me nismën “Student Day”, QTU ka krijuar një ditë të dedikuar tërësisht për ta, ku pushimi, argëtimi dhe ofertat bëhen pjesë e një kalendari që e bën javën më të lehtë dhe më të këndshme.
Çdo të martë, studentët mund të përfitojnë zbritje në produkte dhe shërbime nga brande të njohura që i janë bashkuar kësaj nisme, duke mbështetur jo vetëm buxhetin, por edhe ritmin e tyre aktiv.
Cineplexx sjell përvojën e kinemasë me çmime të reduktuara, duke e kthyer sallën në destinacionin ideal pas një dite leksionesh.
KFC ofron një kombinim të mençur mes shijes dhe vlerës.
Te Sach Pizza, vakti bëhet më i përballueshëm pa sakrifikuar cilësinë.
OPA i jep mundësinë të rinjve të eksperimentojnë me stilin, me çmime që i përkasin realitetit studentor.
Ndërsa Nona Plot Gjona ofron shije të freskëta dhe një atmosferë relaksi në mes të ditës.
“Student Day” nuk është vetëm një ditë me oferta. Është një hapësirë e krijuar për të ndalur ritmin, për të marrë frymë dhe për të ndjerë që pjesëmarrja në jetën qytetare shpërblehet.
Përmes kësaj iniciative, QTU nuk vepron vetëm si një qendër tregtare, por si një partner që e njeh dhe e mbështet jetën studentore, një qasje që kombinon marketingun me ndjeshmëri sociale dhe investim në mirëqenie.
E marta në QTU nuk është thjesht një ditë tjetër në kalendar, por një moment i vogël për të rikuperuar energjitë dhe për të shijuar përfitime reale. Një ditë që e bën javën më të lehtë, dhe studentët, më të buzëqeshur.

Projekti i TEC-it në Roskovec - ERE kërkon dokumente dhe informacione shtesë nga kompania zhvilluese
Enti Rregullator i Energjisë ka kërkuar një sërë dokumentesh dhe informacione shtesë nga kompania që do të ndërtojë termocentralin privat në Roskovec. Pak......

Trump, i gatshëm të zgjasë afatin për blerjen e TikTok - Lideri amerikan mbështet marrëveshjen, pavarësisht tensioneve me Kinën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do t’i japë më shumë kohë kompanisë kineze ByteDance për të shitur asetet e TikTok në SHBA, nëse nuk......

Si do ndikojnë tek çmimet pagat e reja në turizëm? - Ekspertët: Pritet shtrenjtim në shërbime dhe akomodim
Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve ka vendosur paga reference për 45 profesione në turizëm të cilat variojnë nga 550 euro deri në 1400 euro, duke njoftuar......

Biokarburante edhe në Shqipëri - Projekltigji, Muçaj: Do të arrijmë 7% në vitin 2030. Ulim emetimet e gazeve serrë
Të paktën 1% e karburantit të tregtuar gjatë vitit 2025 do të jetë bio. Projektligji “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve......

Policia, plan masash për sezonin turistik - Deri më 15 shtator kufizohen mjetet e rënda në fundjavë dhe ditët e pushimit zyrtar
Për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë sezonit veror 2025, Policia e Shtetit ka hartuar dhe është duke zbatuar një plan të detajuar masash. Ky plan synon......

SHBA dhe Britania njoftojnë marrëveshje tregtare - Por, shtetet vazhdojnë negociatat për importet e çelikut
Kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump dhe kryeministri britanik Keir Starmer njoftuan nënshkrimin e një marrëveshjeje tregtare që do të ulë tarifat për......

“Në Shqipëri qarkulluan 453 mld lekë në muajin maj” - Shifrat e Bankës Qendrore: Rritja ka qenë e qendrueshme
Raporti midis parasë në qarkullim dhe asaj jashtë bankave vijon të thellohet. Sipas të dhënave më të fundit nga Banka Qendrore, në Shqipëri qarkullojnë 453......

“Lirohen” kreditë për pensionistët - Marrëveshje midis tre instucioneve, kolateral pronat që disponojnë
Pensionistëve do t’u hapet drita jeshile për të pasur akses në kreditim. Në dokumentin e planit të moshimit 2025-2030, të miratuar nga qeveria thuhet se nga......