Si do të organizohen bastet online? - Kriteret e licencimit për kompanitë, miratohen vetëm 10 licenca

Qeveria i ka hapur zyrtarisht dritën jeshile zbatimit të ligjit për bastet sportive online.
Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave, përcakton kriteret e vlerësimit, afatet, procedurën e konkurrimit dhe metodologjinë e pikëzimit të subjekteve për dhënien e licencës për kategorinë e basteve sportive on-line, në përputhje me ligjit në fuqi.
Sipas vendimit, sa i takon licencimit, dokumentacioni i paraqitur nga aplikantët vlerësohet me pikë, sipas kritereve dhe peshës maksimale për secilin kriter. Konkretisht oferta ekonomike apo vlera e ofruar nga aplikanti mbi tarifёn e licencimit për bastet sportive on-line, 30 pikë; Përvoja në fushën e lojrave të fatit, 30 pikë; Plani i biznesit për aktivitetin e basteve on-line, 5 pikë; Kapacitetet organizative dhe administrative, 20 pikë; Kapacitetet për zgjidhjen software-ike të përdorur, modelet e licencave, standardet apo certifikimet e njohura ndërkombëtare, 15 pikë.
Pikët maksimale që mund të marrë një propozim janë 100. Pas llogaritjes së pikëve për secilin propozim, subjekt aplikues renditen në rendin zbritës sipas pikëve që kanë marrë propozimet e tyre. Propozimi më i mirë i vlerësuar është propozimi që ka marrë më shumë pikë në vlerësim. Në rast se dy ose më shumë propozime rezultojnë me pikë të njëjta, renditja e tyre përcaktohet me short.
Licenca i jepet subjektit aplikues që plotëson kriteret e parashikuara në ligj dhe janë renditur në listën fituese sipas rendit zbritës të pikëve të marra.
Sipas vendimit, me anë të procedurës konkurruese bëhet përzgjedhja e subjektit/ve për dhënien e licencës për lejimin e organizimit të basteve sportive on-line, dhe numri i licensave totale në rang kombëtar nuk do të jetë më shumë se 10.
Aplikimet paraqiten vetëm nga persona juridikë të regjistruar si shoqëri aksionare. Aplikanti ka detyrimin ligjor të paguajë një tarifë aplikimi për aplikimin e tij në vlerën 500 mijë lekë në favor të AMLF-së, tarifë e cila nuk kthehet pavarësisht aplikimit të suksesshëm ose jo të subjektit aplikues.
Komisioni i Licencave dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, përmes bëjnë vlerësimin e detajuar të aplikimeve dhe më pas dalin në një vendim për subjektet fituese. Nëse kanë pakënaqësi, brenda 10 ditëve nga data e publikimit të njoftimit të fituesit subjektet pjesëmarrëse në konkurrim kanë të drejtë t’i paraqesin ankim me shkrim ministrit përgjegjës për financat për procedurën e zhvilluar.
Energjia diellore, qeveria miraton ndërtimin e dy centraleve fotovoltaike me fuqi 152 megavat
Në mbledhjen e së enjtes Qeveria ka miratuar ndërtimin e dy centaleve të tjera fotovoltaikë. Sipas vendimeve në njësinë administrative Mbreshtan të Bashkisë......
Paketa e Maleve, ja 28 zonat prioritare që miratoi Qeveria për Bashkitë Bulqizë, Pukë dhe Lezhë
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë listës së zonave prioritare për zhvillim, në kuadër të Paketës së Maleve i janë shtuar edhe tre bashki të tjera. Sipas......
Çmimet e karburantit, Bordi i Transparencës: Nafta deri në 203 lekë për litër, benzina 175 lekë për litër
Bordi i Transparencës në mbledhjen e tij të sotm,e ka përcaktuar cmimet e shitjes me shumicë dhe me pakicë të karburanteve në treg. Në vijim njoftimi i......
Projektet 2027–2029, rrugët prioritare për investim - Kosto totale e projekteve të maturuar arrin në 5.27 mld euro
Qeveria shqiptare ka identifikuar një seri projektesh prioritare me status “të maturuar” për periudhën 2027–2029, të cilat konsiderohen të gatshme për......
Katër shtete mbajnë “peshën” e investimeve në Shqipëri - BSH: Holanda në vend të parë me 202 milionë euro. Ndjekin Italia, Kosova dhe Turqia
Holanda, Italia, Kosova dhe Turqia janë vendet që sollën më shumë investime në Shqipëri gjatë vitit të kaluar. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë......
“Momenti i duhur për të investuar në Shqipëri” - Rama: Ndryshime të mëdha, sektorët po zhvillohen me shpejtësi
Shqipëria është gati për të mirëpritur, për të ofruar dhe ndërtuar një ekosistem rreth nevojave të investitorëve dhe gati për të lidhur njerëzit, bizneset......
500 investitorë, interes për 4 sektorë në Shqipëri - “Match-maker Albania 2026”/ Nga pasuritë e paluajtshme, tek energjia
Katër sektorë kryesorë u janë ofruar investitorëve si një mundësi e artë për të investuar në Shqipëri, duke filluar nga pasuritë e paluajtshme, bujqësia......
“Rendi botëror ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme” - Kreu i OBT bën thirrje për reformim të sistemit të tregtisë globale
Kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë tha se sistemi shumëpalësh ka ndryshuar rrënjësisht dhe se vendet duhet të shohin drejt së ardhmes për të shqyrtuar......


