Shqipëria Postuar më 26 Mars 2026, 12:40

“Rendi botëror ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme” - Kreu i OBT bën thirrje për reformim të sistemit të tregtisë globale

Nga Dorian Koça

“Rendi botëror ka ndryshuar në mënyrë të

Kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë tha se sistemi shumëpalësh ka ndryshuar rrënjësisht dhe se vendet duhet të shohin drejt së ardhmes për të shqyrtuar se si të reformojnë sistemin e tregtisë globale.

"Rendi botëror dhe sistemi shumëpalësh që njihnim dikur kanë ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme. Nuk do ta rimarrim më... Duhet të shohim drejt së ardhmes", u tha Drejtoresha e Përgjithshme e OBT-së, Ngozi Okonjo-Iweala, delegatëve në hapje të konferencës së 14-të ministrore të OBT-së në Kamerun.

Ndërsa 72% e tregtisë globale ende zhvillohet sipas rregullave të OBT-së, me rritjen e tregtisë së lidhur me inteligjencën artificiale që ofron një pikë të ndritshme, Okonjo-Iweala tha se sistemi tregtar botëror përballet me pasiguri të konsiderueshme për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe ndikimit të tarifave të SHBA-së.

Okonjo-Iweala përcaktoi një listë problemesh me të cilat përballet OBT-ja, duke përfshirë paralizën e organit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të OBT-së dhe transparencën në njoftimin e përdorimit të subvencioneve.

Vetëm 64 anëtarë kishin paraqitur njoftime për subvencione në OBT për vitin 2025, që do të thotë se 102 nuk e kishin bërë këtë, tha Okonjo-Iëeala.

"Mungesa e transparencës çon në mungesë besimi dhe kjo ngjall dyshime për padrejtësi dhe sjellje anti-konkurruese", u tha ajo delegatëve. Kjo kontribuoi në një "rreth vicioz" mosbesimi i cili po i pengon anëtarët të bien dakord për rregulla dhe reforma të reja, shtoi Okonjo-Iweala.

Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) tha në një raport të publikuar një javë më parë se rritja e tregtisë globale do të ngadalësohet në vitin 2026, pas një performance më të fortë se sa pritej në vitin 2025, duke paralajmëruar se konflikti i vazhdueshëm në Lindjen e Mesme mund të shtojë presion të mëtejshëm mbi tregtinë globale.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat