“Rivlerësim i shpejtë i çmimit të barnave” – Sala: Shmangim rrezikun për mungesa në listën e rimbursimit

Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime në vendimin “Për ngritjen dhe mënyrën e funksionimit të Komisionit të Çmimit të Barnave”.
Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala tha se me miratimin e këtyre ndryshimeve u hodh një hap shumë i rëndësishëm për të garantuar më shumë transparencë, stabilitet dhe siguri në tregun e barnave në Shqipëri.
“Ky vendim vjen si një përgjigje ndaj një nevoje të hershme për përmirësimin e metodologjisë të përcaktimit të çmimeve të barnave dhe përshpejtimin e procedurave dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me barna për qytetarët”, tha Sala.
Ministrja Sala theksoi se “ndryshimet e miratuara synojnë disa pika shumë të rëndësishme; garantimin së pari të disponiblitetit të barnave në treg duke shmangur rrezikun për mungesa veçanërisht për barnat që janë alternativa të vetme në listën e rimbursimit apo përdorimin spitalor, rritjen e transparencës dhe profesionalizmit në procesin e përcaktimit të çmimeve përmes një metodologjie më të qartë dhe më të qëndrueshme, e cila mban nën kontroll çmimet, por njëkohësisht krijon mundësi për përthithjen e barnave të reja dhe inovative në tregun shqiptar”.
Po ashtu, vijoi Sala, sjell përshpejtimin e afateve dhe thjeshtëzimin e proceduarve duke përfshirë edhe përdorimin e dokumentaciont elektronik në përputhje me procesin e digjitalizimit të administratës.
Sala u shpreh se “në funksion të transparencës është parashikuar edhe një dispozitë e veçantë për vitin 2026, e cila i jep Komisionit të Çmimit të barnave mundësinë për të rivlerësuar çmimet brenda një afati të shpejtë me qëllim shmangien e çdo rreziku për tërheqjen e barnave nga tregu”.
Sipas saj, ndryshimet nuk kanë për qëllim rritjen e çmimit të barnave, por përkundrazi me garantimin e qëndrueshmërisë së tyre, akses më të mirë për pacientët dhe një treg farmaceutik më të sigurt dhe më të parashikueshëm.
“Prioriteti i MSHMS mbetet i pandryshuar të sigurojë për çdo pacient në Shqipëri që të ketë akses në barna që i nevojiten në kohën e duhur me standarde të garantuara cilësie”, tha Sala.
Miratohen zonat prioritare në Pukë, Lezhë dhe Bulqizë/ Demo: 500 aplikime deri tani për Paketën e Maleve
Qeveria miratoi sot përfshirjen edhe të tre bashkive të tjera, Pukë, Lezhë dhe Bulqizë, në Paketën e Maleve, duke zgjeruar më tej këtë nismë për zhvillimin e......
Blendi Gonxhja: Prioritet, konsolidimi i rritjes së turizmit në mënyrë cilësore dhe përmes investimeve
Gjatë fjalës së tij në forumin e biznesit “Match-maker Albania”, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, tha se gjatë viteve të fundit,......
Tarifat e Trump, pak ndikim në ekonomi - Studimi akademik: Rritën të ardhurat në buxhetin federal të SHBA
Breshëria e tarifave tregtare të Presidentit Donald Trump vitin e kaluar pati vetëm një ndikim minimal në prodhimin ekonomik të SHBA-së, por rriti të ardhura......
Nis në Tiranë edicioni i dytë i “Match-maker Albania” - Forumi i biznesit organizuar nga Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA)
Ka nisur në Tiranë edicioni i dytë i “Match-maker Albania”, forumi i biznesit organizuar nga Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA). Në......
Karakaçi: Shqipëria vend me mundësi konkrete investimi në sektorin energjetik
Gjatë forumit të biznesit “Match-Maker Albania”, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, u shpreh se, sektori shqiptar i energjisë ka hyrë......
Ibrahimaj: Shqipëria sot qëndron si një destinacion investimi i mbështetur nga indikatorë të qëndrueshëm
Gjatë fjalës së saj në forumin e biznesit “Match-maker Albania”, ministrja e ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi se ky aktivitet është......
Regjistër për ekzekutimin dhe vjeljen e gjobave - Nga penalitetet për makinat, deri tek masat për bizneset në një sistem të vetëm
Shqipëria do të ketë një regjistër të posaçëm për ekzekutimin dhe vjeljen e gjobave të vendosura ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Referuar vendimit të......
Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen ndjeshëm valutat kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të ndjeshme të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 82.5 lekë dhe duke u shitur me 83.6 lekë krahasuar me një ditë......


