Shqipëria Postuar më 26 Mars 2026, 10:20

Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen ndjeshëm valutat kryesore!

Nga Edel Strazimiri

Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen ndjeshëm

Dollari amerikan ka regjistruar rritje të ndjeshme të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 82.5 lekë dhe duke u shitur me 83.6 lekë krahasuar me një ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu ka fituar pikë në raport me ditën e mërkurë duke u forcuar këtë të enjte teksa është blerë sot me 95.7 lekë dhe është shitur me 96.3 lekë.

Franga zvicerane edhe ajo ka shënuar rritje të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot me 104.3 lekë dhe duke y shitur me 105.3 lekë referuar tregut të brendshëm valutor në raport me ditën që lamë pas.

Paundi britanik nuk bën përjashtim duke e nisur edhe ai ditën pozitivisht teksa ka fituar pikë në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 110.1 lekë dhe duke u shitur me 111.1 lekë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat