Reforma e inspektimeve, portal për ankesat e qytetarëve - Sula: Të përgatiten të gjitha strukturat për sezonin turistik

Këtë të mërkurë Inspektoriati i përgjithshëm në bashkërendim me inspektoriatet rajonale të Inspektoriatit Shtetëror të Punës, zhvilloi një takim në kuadër të reformës së inspektimeve. Ndërsa u ndal dhe në krijimin e një portali për ankesat e qytetarëve.
"Ne do të ndërtojmë një instrument të përbashkët, një portal së shpejti, dhe ky portal do të ketë mundësi që çdo qytetar, çdo inspektor, çdo person që të sinjalizojë, do të jetë në formën e një sinjalistike për problematikat që janë në terren, që janë në veprimtari. Pra, mund të mos jenë vetëm sytë e inspektorëve, por edhe sytë e qytetarëve. Të një qytetari, të 10 qytetarëve, të 100 qytetarëve, të 100,000, të 1 milion qytetarëve.
Është padyshim punë e madhe për ne, është padyshim lojë, por stafi i Inspektoratit të Përgjithshëm do ta mbulojë me padyshim. Unë shoh edhe sot që ka momente, jo për Inspektoratin e Përgjithshëm absolutisht, por ka raste dhe informacione, vijnë mesazhe nga qytetarë dhe nga njerëz të tjerë për problematika të caktuara që qëndrojnë, që janë të vërteta dhe që do të duhet të hetohen, padyshim," tha Dashnor Sula Inspektor i Përgjithshëm.
Sula u ndal edhe në përgatitjen e strukturave për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
“Do të duhet që të përgatitemi për sa i përket sezonit turistik. Sezoni turistik është pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme, të gjithë e dimë që ka një ndikim të jashtëzakonshëm në buxhetin e shtetit, sepse të gjithë e dimë që numri i popullsisë duke pasur parasysh turistët qoftë shqiptarë të këtyre apo turistë të huaj, ka të dyfishohet apo gjatë sezonit mund të jetë edhe më shumë. Pra, që do të duhet që trupat inspektuese do të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm që ne t'i marrim të gjitha masat përpara për të bërë të mundur që të jemi të gatshëm për periudhën e sezonit."
Reformat në administratën publike - Fokusi te efikasiteti, trajnimi dhe standardet e BE-së
Administrata publike po hyn në një fazë më konkrete transformimi, si pjesë e përgatitjes së vendit për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në qendër të kësaj......
Ku po shkojnë paratë e investitorëve të huaj në Shqipëri? - Pasuritë e paluajtshme kryesojnë listën e sektorëve që tërheqin më shumë kapital nga jashtë
Në krahasim me 2024, Shqipëria ka arritur të tërheqë më shumë investime të huaja gjatë vitit të kaluar. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë......
Shqipëria po shlyen më shpejt borxhin e jashtëm - BSH: Stoku bruto u zvogëlua me 0.9% në fund të 2025. Morëm më pak hua, paguam më shumë
Shqipëria po vijon të ulë më tej varësinë e saj nga borxhi i jashtëm. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë, detyrimet e jashtme zbritën......
Emigrantët sollën rreth 1.1 miliardë euro/ Viti 2025: Bilanci përmirësohet, por kursi i këmbimit zbeh fuqinë blerëse
Remitancat nga emigrantët shqiptarë arritën në 1.12 miliardë euro gjatë vitit 2025, niveli më i lartë i regjistruar deri tani në serinë e bilancit të......
Turizmi solli rekord prej 5.72 miliardë eurosh në 2025/ Të huajt shpenzuan rreth 2 herë më shumë se shqiptarët jashtë
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërise, të ardhurat e turizmit për vitin 2025 kapën një rekord te ri duke u regjistrua pranë vlerës 5.72 miliardë euro,......
Të huajt “frenojnë” hyrjet në Shqipëri/ Rënie nga tregjet europiane. Shqiptarët mbajtën rritjen në kufi
Të dhënat e INSTAT tregojnë se në shkurt 2026 në Shqipëri hynë 1.1 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj, me një rritje prej 3.9% krahasuar me shkurtin 2025.......
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me Bashkimin Europian
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në panelin e nivelit të lartë me temë “Zgjerimi dhe zhvillimi: Çfarë na diktojnë shifrat”, i cili u zhvillua......
6.500 vende të lira për punëkërkuesit - AKPA: Mundësi të shumta për profesionistë dhe punëtorë të thjeshtë
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka vënë në dispozicion 6.500 vende të lira pune në të gjithë vendin. Qindra pozicione janë të disponueshme në......


