Treni Vorë-Hani i Hotit, 8.8 mln euro për mbikqyrjen - BERZH lidh kontratën me konsorciumin francezo-spanjoll

Me një vlerë prej rreth 8.8 mln euro, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka nënshkruar kontratën për mbikqyrjen e punimeve të rehabilitimit të hekurudhës Vorë – Hani i Hotit. Kontrata është lidhur në datën 25 shkurt mes Hekurudhës Shqiptare, si autoritet kontraktor dhe bashkimit të përkohshëm të kompanive nga Franca dhe Spanja. Konsorciumi kryesohet nga kompania franceze SUEZ Consulting (SAFEGE), në partneritet me EPTISA Servicios de Ingeniería nga Spanja.
Tenderi për mbikqyrjen e punimeve të një prej investimeve më të mëdha hekurudhore në vend u hap në prill të vitit të kaluar, teksa mbikqyrja do të përfshijë edhe të gjitha shërbimet mekanike dhe elektrike.
Ndërkaq, tenderi për rehabilitimin e kësaj hekurudhe aktualisht ka kaluar në fazën e dytë, që përfshin ftesën për kompanitë që kanë kaluar fazën e parakualifikimit të dorëzojnë ofertat teknike e financiare.
Autoritetet kanë konfirmuar se qëllimi është që fazat e mbetura të prokurimit të përfundojnë brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke e konsideruar vitin 2030, si ende realist për përfundimin e plotë të linjës hekurudhore.
Ky projekt, me vlerë totale 368 milionë euro, është ndër më të rëndësishmit në kuadër të modernizimit të transportit hekurudhor në vend. Ai bashkëfinancohet nga BERZH, Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe një granti nga Bashkimi Evropian.
Punimet do të përfshijnë rehabilitimin e rreth 120 kilometrave hekurudhë ekzistuese, duke mundësuar shpejtësi operimi deri në 120 km/orë.
Reforma e inspektimeve, portal për ankesat e qytetarëve - Sula: Të përgatiten të gjitha strukturat për sezonin turistik
Këtë të mërkurë Inspektoriati i përgjithshëm në bashkërendim me inspektoriatet rajonale të Inspektoriatit Shtetëror të Punës, zhvilloi një takim në kuadër të......
Reformat në administratën publike - Fokusi te efikasiteti, trajnimi dhe standardet e BE-së
Administrata publike po hyn në një fazë më konkrete transformimi, si pjesë e përgatitjes së vendit për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në qendër të kësaj......
Ku po shkojnë paratë e investitorëve të huaj në Shqipëri? - Pasuritë e paluajtshme kryesojnë listën e sektorëve që tërheqin më shumë kapital nga jashtë
Në krahasim me 2024, Shqipëria ka arritur të tërheqë më shumë investime të huaja gjatë vitit të kaluar. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë......
Shqipëria po shlyen më shpejt borxhin e jashtëm - BSH: Stoku bruto u zvogëlua me 0.9% në fund të 2025. Morëm më pak hua, paguam më shumë
Shqipëria po vijon të ulë më tej varësinë e saj nga borxhi i jashtëm. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë, detyrimet e jashtme zbritën......
Emigrantët sollën rreth 1.1 miliardë euro/ Viti 2025: Bilanci përmirësohet, por kursi i këmbimit zbeh fuqinë blerëse
Remitancat nga emigrantët shqiptarë arritën në 1.12 miliardë euro gjatë vitit 2025, niveli më i lartë i regjistruar deri tani në serinë e bilancit të......
Turizmi solli rekord prej 5.72 miliardë eurosh në 2025/ Të huajt shpenzuan rreth 2 herë më shumë se shqiptarët jashtë
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërise, të ardhurat e turizmit për vitin 2025 kapën një rekord te ri duke u regjistrua pranë vlerës 5.72 miliardë euro,......
Të huajt “frenojnë” hyrjet në Shqipëri/ Rënie nga tregjet europiane. Shqiptarët mbajtën rritjen në kufi
Të dhënat e INSTAT tregojnë se në shkurt 2026 në Shqipëri hynë 1.1 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj, me një rritje prej 3.9% krahasuar me shkurtin 2025.......
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me Bashkimin Europian
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në panelin e nivelit të lartë me temë “Zgjerimi dhe zhvillimi: Çfarë na diktojnë shifrat”, i cili u zhvillua......


