Shqipëria Postuar më 26 Mars 2026, 11:17

Koçiu: Aksione pastrimi nga pikat kufitare deri në destinacionet kryesore turistike

Nga SCAN TV

Koçiu: Aksione pastrimi nga pikat kufitare deri në destinacionet

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu informoi sot përmes rrjeteve se në prag të nisjes së sezonit të ri turistik, në të gjithë Shqipërinë kanë nisur aksione të gjera për pastrimin dhe sistemimin e territorit.

Zv.kryeministrja shtoi se përmes një koordinimi sistematik mes strukturave publike, sektorit privat dhe përfshirjes aktive të brezit të ri, po punohet intensivisht për pastrimin dhe sistemimin e çdo hapësire, nga pikat kufitare hyrëse e deri në destinacionet kryesore.

Sipas saj, puna do të vijojë në të gjithë territorin, duke garantuar që imazhi i Shqipërisë të jetë një kartëvizitë dinjitoze për vizitorët vendas dhe të huaj.

Gjatë aksioneve të pastrimit është konstatuar se ndotja më e madhe është përgjatë akseve rrugore ku mbetjet shpesh hidhen nga drejtuesit e automjeteve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat