Analiza Postuar më 26 Mars 2026, 12:05

Ekonomia mbyll 2025-ën me rritje prej 3.79%/ Në tremujorin e fundit, zgjerimi u mbështet kryesisht nga ndërtimi dhe administrata

Nga Xhorxhina Deda

Ekonomia mbyll 2025-ën me rritje prej 3.79%/ Në tremujorin e fundit,

Nisur nga të dhënat e tremujorit të katërt, INSTAT dha një vlerësim paraprak të Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2025, sipas të cilit ekonomia shqiptare shënoi rritje me 3.79%, krahasuar me vitin 2024. Ndërkohë, vetëm në tremujorin e katërt të vitit 2025, PBB-ja në terma realë u vlerësua me rritje 3.80% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kontributin më të madh në rritjen ekonomike të tremujorit të fundit e dha sektori i ndërtimit me 1.17 pikë përqindje, i ndjekur nga “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me 1.02 pikë përqindje. Një ndikim pozitiv dhanë edhe taksat neto mbi produktet me 1.54 pikë përqindje, aktivitetet e pasurive të paluajtshme me 0.32 pikë përqindje, si edhe tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 0.22 pikë përqindje. Nga ana tjetër, bujqësia, industria, energjia dhe uji, si edhe informacioni dhe komunikacioni, ndikuan negativisht në ecurinë e ekonomisë.

Më konkretisht, “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” shënoi rritjen më të lartë vjetore me 8.30%, e ndjekur nga “Ndërtimi” me 7.36% dhe “Aktivitetet e pasurive të paluajtshme” me 6.25%. Po ashtu, “Aktivitetet financiare dhe të sigurimit” u rritën me 2.82%, ndërsa “Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor” me 1.14%. Rritje më të lehtë shënuan edhe “Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi” me 0.81% dhe “Aktivitete profesionale dhe shërbime administrative” me 0.11%.

Në kahun negativ, “Informacioni dhe Komunikacioni” pësoi rënie me 3.55%, “Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi” u tkurrën me 2.19%, ndërsa “Industria, Energjia dhe Uji” ranë me 1.59%. Po ashtu, INSTAT bën të ditur se taksat neto mbi produktet u rritën me 12.02% gjatë kësaj periudhe.

Ndër të tjera, treguesi i PBB-së i përshtatur sezonalisht, në tremujorin e katërt të vitit 2025, krahasuar me tremujorin paraardhës, vlerësohet me rritje prej 0.88%, duke konfirmuar vijimin e ritmit pozitiv të ekonomisë edhe në fund të vitit.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat