Shqipëria Postuar më 26 Mars 2026, 19:26

Paketa e Maleve, ja 28 zonat prioritare që miratoi Qeveria për Bashkitë Bulqizë, Pukë dhe Lezhë

Nga SCAN TV

Paketa e Maleve, ja 28 zonat prioritare që miratoi Qeveria për

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë listës së zonave prioritare për zhvillim, në kuadër të Paketës së Maleve i janë shtuar edhe tre bashki të tjera. Sipas vendimeve përkatëse janë përcaktuar nga 8 zona prioritare për Builqizën dhe Pukën dhe 12 të tilla për bashkinë e Lezhës.     

Sipas renditjes të 28 zonat prioritare të ndara sipas Bashkive janë:

 

Për Bashkinë Bulqizë:

a) Zona nr.1, fshatrat Gjon, Ndërfushas, Lenë, Peshk, Stavec, Mëlcu dhe Val, pjesë të njësisë administrative Martanesh, Bashkia Bulqizë, Qarku Dibër, me sipërfaqe 15 184 (pesëmbëdhjetë mijë e njëqind e tetëdhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

b) Zona nr.2, fshatrat Peladhi, Godvi, Krajkë, Zërqan, Sofraçan, Tërnovë e Madhe, Tërnovë e Vogël, Strikçan, Zall-Strikçan, Sopot, Zall-Sopot dhe Valikardhë, pjesë të njësisë administrative Zerqan, Bashkia Bulqizë, Qarku Dibër, me sipërfaqe 5 400 (pesë mijë e katërqind) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

c) Zona nr.3, fshatrat Fushë-Bulqizë, Dragua, Dushaj dhe Koçaj, pjesë të njësisë administrative Fushë-Bulqizë, Bashkia Bulqizë, Qarku Dibër, me sipërfaqe 3 362 (tre mijë e treqind e gjashtëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

ç) Zona nr.4, fshatrat Kovashicë, Bllacë, Zogjaj, Gjuras, Shtushaj dhe Mazhicë, pjesë të njësisë administrative Shupenzë, Bashkia Bulqizë, Qarku Dibër, me sipërfaqe 2 601 (dy mijë e gjashtëqind e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

d) Zona nr.5, fshatrat Gjoricë e Sipërme, Gjoricë e Poshtme, Viçisht, Lubalesh, Çerenec i Poshtëm dhe Çerenec i Sipërm, pjesë të njësisë administrative Gjoricë, Bashkia Bulqizë, Qarku Dibër, me sipërfaqe                        2 459 (dy mijë e katërqind e pesëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

dh) Zona nr.6, fshatrat Kojavec, Lejçan, Orzhanovë, Ostren i Madh, Radovesh, Lladomericë, Pasinkë dhe Tërbaç, pjesë të njësisë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë, Qarku Dibër, me sipërfaqe 3 854 (tre mijë e tetëqind e pesëdhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

e) Zona nr.7, fshati Vajkal nr.1, pjesë e njësisë administrative Bulqizë, Bashkia Bulqizë, Qarku Dibër, me sipërfaqe 443 (katërqind e dyzet e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

ë) Zona nr.8, fshati Klenjë, pjesë e njësisë administrative Trebisht, Bashkia Bulqizë, Qarku Dibër, me sipërfaqe 703 (shtatëqind e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.

 

Për Bashkinë Pukë

a) Zona nr.1, fshatrat Lajthizë dhe Pukë, pjesë e njësisë administrative Pukë, Bashkia Pukë, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 1659.88 (një mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e nëntë pikë tetëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

b) Zona nr.2, fshatrat Luf-Plan, Kçirë dhe Plet, pjesë të njësisë administrative Qerret, Bashkia Pukë, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 910.01 (nëntëqind e dhjetë pikë zero një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

c) Zona nr.3, fshatrat Korthpulë, Vrith dhe Gomsiqe, pjesë të njësisë administrative Qerret, Bashkia Pukë, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 3911.72 (tre mijë e nëntëqind e njëmbëdhjetë pikë shtatëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

ç) Zona nr.4, fshatrat Qelëz, Buzhalë, Lëvrushk dhe Bushat, pjesë të njësisë administrative Qelëz, Bashkia Pukë, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 1981.47 (një mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e një pikë dyzet e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

d) Zona nr.5, fshatrat Kabash, Meçe dhe Buhot, pjesë të njësisë administrative Rrape, Bashkia Pukë, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 1486.84 (një mijë e katërqind e tetëdhjetë e gjashtë pikë tetëdhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

dh) Zona nr.6, fshatrat Rrape, Bicaj dhe Breg, pjesë të njësisë administrative Rrape, Bashkia Pukë, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 720.15 (shtatëqind e njëzet pikë pesëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

e) Zona nr.7, fshatrat Shkozë dhe Gojani i Madh, pjesë të njësisë administrative Gjegjan, Bashkia Pukë, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 813.35 (tetëqind e trembëdhjetë pikë tridhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

ë) Zona nr.8, fshatrat Mesul dhe Gojani i Vogël, pjesë të njësisë administrative Gjegjan, Bashkia Pukë, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 2687.08 (dy mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e shtatë pikë zero tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.

 

Për Bashkinë Lezhë:

a) Zona nr.1, fshatrat Balldren, Mali-Rencit, Kodër Mulliri, qyteti Lezhë, pjesë të njësive administrative Balldren, Shëngjin dhe Lezhë, Bashkia Lezhë, Qarku Lezhë, me sipërfaqe 1 199 (një mijë e njëqind e nëntëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

b) Zona nr.2, fshatrat Mali-Kakariq, Koljakaj, Torovicë dhe Zojs, pjesë të njësive administrative Balldren dhe Dajç, Bashkia Lezhë, Qarku Lezhë, me sipërfaqe 2 082 (dy mijë e tetëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

c) Zona nr.3, fshatrat Mabë dhe Dragush, pjesë të njësisë administrative Dajç, Bashkia Lezhë, Qarku Lezhë, me sipërfaqe 222 (dyqind e njëzet e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

ç)  Zona nr.4, fshati Dajç, pjesë e njësisë administrative Dajç, Bashkia Lezhë, Qarku Lezhë, me sipërfaqe 89 (tetëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

d) Zona nr.5, fshati Kodhel, pjesë e njësisë administrative Blinisht, Bashkia Lezhë, Qarku Lezhë, me sipërfaqe 119 (njëqind e nëntëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

dh) Zona nr.6, fshati Baqel, pjesë e njësisë administrative Blinisht, Bashkia Lezhë, Qarku Lezhë, me sipërfaqe 85 (tetëdhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

e) Zona nr.7, fshati Baqel, pjesë e njësisë administrative Blinisht, Bashkia Lezhë, Qarku Lezhë, me sipërfaqe 49 (dyzet e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

ë) Zona nr.8, fshati Fishtë, pjesë e njësisë administrative Blinisht, Bashkia Lezhë, Qarku Lezhë, me sipërfaqe 14 (katërmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

f) Zona nr.9, fshatrat Krajnë, Fishtë, Troshan, Kallmet i Vogël, Kallmet i Madh, Mërqi, Rraboshtë, Velë, Gjash, Lalm, Lalm Lukaj, Kacinar, Grykë, Manati, Patalej, Tresh, Spiten, Pruell, Markatomaj, Zejmen dhe Pllanë, pjesë të njësive administrative Blinisht, Kallmet, Kolsh dhe Zejmen, Bashkia Lezhë, Qarku Lezhë, me sipërfaqe 8 314 (tetë mijë e treqind e katërmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

g) Zona nr.10, fshatrat Ungrej, Kashnjet, Gjobardhaj, Kalivaç, Ras-Butë, Zinaj, Fregen, Kaluer, Sukaxhi, pjesë të njësisë administrative Ungrej, Bashkia Lezhë, Qarku Lezhë, me sipërfaqe 7 102 (shtatë mijë e njëqind e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

gj) Zona nr.11, fshatrat Kolsh, Grykë dhe qyteti Lezhë, pjesë të njësive administrative Lezhë dhe Kolsh, Bashkia Lezhë, Qarku Lezhë, me sipërfaqe 259 (dyqind e pesëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;

h) Zona nr.12, fshati Berzane, pjesë e njësisë administrative Zejmen, Bashkia Lezhë, Qarku Lezhë, me sipërfaqe 753 (shtatëqind e pesëdhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.

Sipas përcaktimeve të vendimeve të Këshillit të Ministrave zonat e mësipërme kanë prioritet për: zhvillimin ekonomik, zhvillimin industrial dhe zhvillimin turistik.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat