Shtohen fondet për formimin profesional - Pr.Buxheti 2026, 1.3 miliardë lekë investime për tre vitet e ardhshme

Për tregun e punës, projektbuxheti i vitit 2026 parashikon një fond prej rreth 1.3 miliardë lekësh për investime në një periudhë trevjeçare. Drejtoria Qendrore e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive do të administrojë të gjithë këtë buxhet, i cili do të mbulojë si projekte vijuese, ashtu edhe nisma të reja në fushën e punësimit dhe formimit profesional.
Një nga projektet kryesore të parashikuara është ndërtimi i kampusit të Qendrës së Formimit Profesional, një projekt vijues me vlerë totale investimi 185 milionë e800 mijë lekë. Për vitin aktual janë planifikuar 70 milionë 800 mijë lekë, ndërsa për vitin 2026 buxheti arrin në 115.000 lekë, me synim përfundimin e plotë të projektit në atë periudhë.
Në tre vitet e ardhshme, investimet do të përqendrohen gjithashtu në rikonstruksione të ambienteve të zyrave, si dhe në pajisje më inovative dhe teknologji informatike, me një fond total prej rreth 235 milionë lekësh.
Fokusi i qeverisë në formimin profesional është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit, duke nxitur interes në rritje sidomos tek të rinjtë. Në këtë kuadër, projektbuxheti parashikon gjithashtu investime për ngritjen e kabineteve të formimit profesional në një periudhë trevjeçare, me një vlerë totale prej 28 milionë lekësh. Vetëm për vitin 2027 janë parashikuar 10 milionë lekë, ndërsa për vitin 2028, 18 milionë lekë, duke synuar përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe pajisjen e kurseve profesionale me standarde bashkëkohore.
Këto investime pritet të forcojnë infrastrukturën e formimit profesional në vend dhe të rrisin mundësitë e punësimit, veçanërisht për të rinjtë që kërkojnë aftësi praktike të kërkuara nga tregu modern i punës.
Transport publik në destinacionet turistike - Dalin itineraret e para të shoqërisë “MobAl”, do ofrojë edhe transport shkollor
Pas krijimit të shoqërisë publike “MobAl”, që ka në fokus të veprimtarisë operimin e shërbimit të transportit publik rrugor të udhëtarëve, janë përcaktuar......
Porti i ri në Porto Romano, ndërtimi nis në 2027-ën - Muçaj: Jemi në fazën e shqyrtimit të ofertave, kosto për fazën I përllogaritet në 350 mln euro
Punimet për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano pritet në nisin në vitin 2027, teksa aktualisht po shqyrtohen ofertat e dorëzuara nga kompanitë......
Balluku takon ministrin Fratin, fokusi te ndërtimi i linjës nënujore Shqipëri–Itali, pjesë e korridorit energjetik Lindje–Perëndim
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot në Romë një takim zyrtar me Ministrin e Mjedisit dhe......
Italia, investitori i dytë më i madh në Shqipëri/ Në harkun e një dekade kapitali nga ky vend është pesëfishuar
Italia mbetet investitori më i rëndësishëm dhe më i qëndrueshëm në Shqipëri, duke forcuar pozicionin e saj si partner ekonomik strategjik në dekadën e......
“Depolitizim i administratës zgjedhore” - Gonzato dhe Celibashi japin rekomandimet për reformën
“Palët duhet të krijojnë një produkt të mirë”. Kështu u shpreh ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato teksa foli për rëndësinë e reformës......
Tirana, qendra botërore e sigurimeve - Për herë të parë, Konferenca vjetore e IAIS. Kaçi: Në fokus, qëndrueshmëria e tregut
Po mbahet për herë të parë në Tiranë Konferenca Vjetore e Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), ngjarja më e rëndësishme në fushën......
Gonzato për hetimet ndaj Ballukut: Nuk mund të dënosh njerëzit përpara se të kenë ndodhur hetimet dhe procedurat gjyqësore
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me akuzat që janë ngritur nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ndaj......
“Buxheti 2026 financon Shqipërinë në BE” - Kryenegociatorja Dhuka: Ekonomia shqiptare po bëhet gati për tregun evropian
Buxheti i shtetit për vitin 2026 parashikon financime për një sërë masash të cilat synojnë përmbushjen e kritereve për anëtarësim në Bashkimin......





