Shqipëria udhëheq rajonin për sigurimin motorik - Rreth 60% e tregut dominohet nga MTPL. Produktet vullnetare mbeten në hije

Shqipëria zë vendin e parë në Evropën Qendrore dhe Lindore për peshën më të madhe të sigurimit të detyrueshëm MTPL në portofolin e saj të sigurimeve.
Sipas të dhënave nga raporti i Xprimm për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (CEE), Shqipëria shfaq një peshë të lartë të sigurimit MTPL në portofolin e saj të primeve të shkruara bruto. Rreth 60% e tregut të sigurimeve në vend përbëhej nga MTPL në gjysmën e parë të vitit, duke e bërë atë segmentin më të rëndësishëm në industrinë shqiptare të sigurimeve.
Kjo peshë është dukshëm më e lartë se mesatarja rajonale e CEE, ku MTPL përfaqëson rreth 30% të primeve të shkruara bruto. Kjo tregon se në Shqipëri, sigurimi i detyrueshëm i automjeteve është jo vetëm një domosdoshmëri ligjore, por edhe një burim kryesor të ardhurash për kompanitë e sigurimeve.
Pse kaq shumë MTPL në Shqipëri?
Penetrimi i ulët i sigurimeve vullnetare si jeta, pronat apo sigurimet shëndetësore, e bën MTPL-në si alternativën kryesore për konsumatorin mesatar. Shqiptarët zgjedhin të paguajnë vetëm për atë sigurim që e kanë të detyrueshëm dhe jo për produktet e tjera që janë vullnetare.
Sigurimet vullnetare, si ato të jetës apo pronës, perceptohen si luks, si diçka që mund të shtyhet për më vonë. Edukimi financiar i kufizuar dhe mungesa e besimit ndaj kompanive të sigurimeve e përforcojnë këtë sjellje.
Sigurimet e jetës dhe pronës përbëjnë një pjesë shumë të vogël të tregut shqiptar, me përqindje që nuk kalojnë 10–15% të totalit të primeve të shkruara bruto. Kjo tregon një potencial të madh për zhvillim në këto fusha, por edhe një nevojë për edukim financiar dhe rritje të besimit te produktet e sigurimit.
Në vende si Sllovenia dhe Çekia, sigurimet e jetës dhe pronës zënë një pjesë më të madhe të tregut, duke reflektuar një maturim më të lartë të industrisë. Shqipëria, ndonëse në rritje, mbetet ende e fokusuar në sigurimet bazë, me MTPL si shtyllë kryesore.
PBB për frymë, rreth 9,046 euro - Tirana 40% mbi mesataren kombëtare, Veriu dhe Jugu “luftojnë” për zhvillim
Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2023, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë në Shqipëri arriti në 9,046 euro, duke shënuar rritje krahasuar me vitet......
Viti 2025, ndër më të nxehtët në histori - Temperaturat dhe niveli i gazeve serrë po arrijnë kulme historike
Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, viti 2025 pritet të jetë i dyti ose i treti më i ngrohtë në histori, mes përkeqësimit të ngrohjes globale. Në......
Investimet në infrastrukturën spitalore - Pr.buxheti 2026 parashikon godina të reja dhe rikonstruksione
Në projektbuxhetin 2026, qeveria hap një cikël të gjerë ndërhyrjesh në objektet spitalore, me impakt kombëtar dhe rrjeti rajonal, për të rritur kapacitetin,......
Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është takuar në Athinë me Sekretarin amerikan të Energjisë, Chris......
Balluku në Athinë: Shqipëria synon të kthehet në eksportuese neto energjie brenda vitit 2030
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në takimin e 6-të të Partneritetit për Bashkëpunim......
Mbi 141 mijë tatimpagues aktivë të regjistruar - DPT: Tregues i qartë i rritjes ekonomike dhe i punës për formalizimin e tregut
Për herë të parë, numri i tatimpaguesve aktivë të regjistruar ka arritur në 141.682, një tregues i qartë i rritjes ekonomike dhe i punës për formalizimin e......
Zyra e Komisionerit organizon panelin me temë “Mbrojtja e të Dhënave si Infrastrukturë e së Ardhmes Digjitale”
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi sot, më 7 nëntor 2025, në kuadër të Panairit Ndërkombëtar “Klik......
Shoqëria civile, në qendër të Tregut të Përbashkët Rajonal - Transparencë, bashkëpunim dhe rekomandime
Pas samitit të Liderve të Procesit të Berlinit është mbajtur në Tiranë tryeza e rrumbullakët me temë “Shoqëria Civile në tregun e përbashkët......





