PBB për frymë, rreth 9,046 euro - Tirana 40% mbi mesataren kombëtare, Veriu dhe Jugu “luftojnë” për zhvillim

Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2023, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë në Shqipëri arriti në 9,046 euro, duke shënuar rritje krahasuar me vitet e mëparshme. Të dhënat tregojnë për dallime të mëdha mes rajoneve të vendit, ku Tirana kryeson bindshëm me 12,566 euro për frymë, ndërsa Kukësi renditet në fund me vetëm 5,049 euro.
Rajoni Qendër ka nivelin më të lartë të PBB-së për frymë, me 11,024 euro, i ndikuar kryesisht nga pesha ekonomike e kryeqytetit. Ndërkohë, rajoni Veri ka vlerën më të ulët, me 7,527 euro, ndërsa Jugu qëndron pak më lart, me 7,769 euro.
Në nivel qarqesh, përveç Tiranës, Durrësi dhe Fieri dallohen për performancë të mirë ekonomike, me përkatësisht 9,980 dhe 9,573 euro për frymë. Në krahun tjetër, Dibra, Kukësi dhe Berati mbeten më të dobëtit ekonomikisht, me PBB për frymë nën 5,600 euro.
Këto të dhëna nënvizojnë pabarazitë rajonale që vazhdojnë të karakterizojnë ekonominë shqiptare, me përqendrimin e zhvillimit dhe investimeve kryesisht në Tiranë dhe disa zona bregdetare.
Sipas të dhënave për vitin 2023, Tirana ka një PBB për frymë që është pothuajse 40% mbi mesataren kombëtare. Kukësi dhe Dibra janë më të dobëtit, me më pak se 60% të mesatares kombëtare, ndërsa Durrësi dhe Fieri tregojnë zhvillim të mirë dhe afrohen me zonat më dinamike.
Viti 2025, ndër më të nxehtët në histori - Temperaturat dhe niveli i gazeve serrë po arrijnë kulme historike
Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, viti 2025 pritet të jetë i dyti ose i treti më i ngrohtë në histori, mes përkeqësimit të ngrohjes globale. Në......
Investimet në infrastrukturën spitalore - Pr.buxheti 2026 parashikon godina të reja dhe rikonstruksione
Në projektbuxhetin 2026, qeveria hap një cikël të gjerë ndërhyrjesh në objektet spitalore, me impakt kombëtar dhe rrjeti rajonal, për të rritur kapacitetin,......
Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është takuar në Athinë me Sekretarin amerikan të Energjisë, Chris......
Balluku në Athinë: Shqipëria synon të kthehet në eksportuese neto energjie brenda vitit 2030
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në takimin e 6-të të Partneritetit për Bashkëpunim......
Mbi 141 mijë tatimpagues aktivë të regjistruar - DPT: Tregues i qartë i rritjes ekonomike dhe i punës për formalizimin e tregut
Për herë të parë, numri i tatimpaguesve aktivë të regjistruar ka arritur në 141.682, një tregues i qartë i rritjes ekonomike dhe i punës për formalizimin e......
Zyra e Komisionerit organizon panelin me temë “Mbrojtja e të Dhënave si Infrastrukturë e së Ardhmes Digjitale”
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi sot, më 7 nëntor 2025, në kuadër të Panairit Ndërkombëtar “Klik......
Shoqëria civile, në qendër të Tregut të Përbashkët Rajonal - Transparencë, bashkëpunim dhe rekomandime
Pas samitit të Liderve të Procesit të Berlinit është mbajtur në Tiranë tryeza e rrumbullakët me temë “Shoqëria Civile në tregun e përbashkët......
Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji - Zv/kryeministrja Belinda Balluku merr pjesë në takimin e zhvilluar në Greqi
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka marrë pjesë në takimin me temë Partneriteti për Bashkëpunim......





