Shoqëria civile, në qendër të Tregut të Përbashkët Rajonal - Transparencë, bashkëpunim dhe rekomandime

Pas samitit të Liderve të Procesit të Berlinit është mbajtur në Tiranë tryeza e rrumbullakët me temë “Shoqëria Civile në tregun e përbashkët rajonal”.
Drejtori i Projektit në Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Ardian Hackaj përshëndeti iniciativat dhe punën e bërë deri më tani, ndërsa theksoi se janë nxjerrë edhe disa rekomandime të nevojshme.
“Çështja e dytë është hapja e procesit dhe transparenca e lartë e politikave publike. Organizatat e shoqërisë civile kanë pasur një rol kyç për monitorimin e investimeve në sektorin e konektivitetit ose për tregjet komerciale. Një tjetër aspekt I rëndësishëm është debati për të ardhmen e Procesit të Berlinit. Ne kemi dalë me disa rekomandime, lidhur me procesin e Berlinit, që kanë të bëjnë me performancën, kompetencat dhe qëndrueshmëritë”, tha Haçkaj.
Ndërkaq, Thilo Schroeter, i dërguari me punë i Gjermanisë në Shqipëri tha:
“Në rajon, çështjet e brendshme në disa nga vendet pjesëmarrëse në proces nuk e kanë lehtësuar arritjen e marrëveshjeve, megjithatë mendoj se kemi parë rezultate shumë të rëndësishme dhe konkrete që tregojnë përparim real në bashkëpunimin rajonal”, tha Schroeter.
Gjatë tre viteve të fundit, organizatat e shoqërisë civile të Evropës Juglindore 6 kanë monitoruar progresin e CRM që nga procedurat e ratifikimit, miratimit apo adoptimit të marrëveshjeve të para të mobilitetit.
Ato kanë vlerësuar rregullisht ecurinë e marrëveshjeve të CEFTA-s; janë përfshirë në procesin e konsultimit të Planit të Veprimit CRM 2; kanë analizuar ndërveprimin e Procesit të Berlinit me nisma të tjera të bashkëpunimit rajonal; dhe i kanë komunikuar të gjitha këto për përfitimin e bashkëpunimit rajonal për qytetarët dhe bizneset.
Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji - Zv/kryeministrja Belinda Balluku merr pjesë në takimin e zhvilluar në Greqi
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka marrë pjesë në takimin me temë Partneriteti për Bashkëpunim......
Si ndikon digjitalizimi në rritjen e sigurisë ushqimore? - “Klik Ekspo Group”/ Jaupllari: Element kyç për konkurrueshmëri dhe integrim në BE
Shqipëria po hyn në një fazë të re transformimi të sektorit bujqësor, ku digjitalizimi dhe teknologjia do të jenë në vëmendjen e qeverisë me rritjen e......
Zgjedhjet e pjesshme/ Kush janë 13 kandidatët që garojnë më 9 nëntor për drejtimin e 5 bashkive?
Zgjedhjet vendore të 9 nëntorit janë afër tashmë dhe gara për drejtimin e disa bashkive kryesore ka marrë formë konkrete. Partitë politike dhe kandidatët e......
“Mineralet, prioritet kyç për SHBA-në” - Trump diskuton forcimin e bashkëpunimit me liderët e Azisë Qendrore
Presidenti Donald Trump e quajti çështjen e mineraleve kritike si një prioritet kyç, ndërsa priti në Shtëpinë e Bardhë liderët e pesë vendeve të Azisë......
Rikonstruksion i rrjetit elektrik në Lushnjë e Gramsh - OSSH, investim 89 milionë lekë për përmirësimin e energjisë
Drejtoria Rajonale e OSSH Berat ka shpallur hapjen e garës për zhvillimin e rrjetit të tensionit të ulët dhe rikonstruksionin e kabinave në zonat: Zhamë,......
BE, 3 miliardë euro për karburantet e gjelbra - Objektivi, ulja e emetimeve të karbonit nga transporti ajror dhe detar
Komisioni Evropian njoftoi një plan prej 2.9 miliardë eurosh për të rritur investimet në karburantet e gjelbra deri në vitin 2027, me qëllim reduktimin e......
Investimet në ujësjellës-kanalizime - Financimi i brendshëm shkon në 11.8 mld lekë, 2.51 mld lekë nga grantet dhe kreditë
Mbështetja buxhetore për sektorin e ujësjellës–kanalizimeve parashikohet në rritje gjatë vitit 2026. Sipas projektbuxhetit të vitit të ardhshëm, investimet......
3 projektet hekurudhore që financon buxheti 2026 - Pjesa më e madhe janë fonde të huaja, 1.3 mld lekë nga financimi i brendshëm
Buxheti për sektorin hekurudhor parashikohet të rritet gjatë vitit 2026, ndërsa pjesa dërrmuese e fondeve mbetet financim i huaj, përfshirë grantet dhe......





