Shqipëria Postuar më 7 Nëntor 2025, 12:40

Si ndikon digjitalizimi në rritjen e sigurisë ushqimore? - “Klik Ekspo Group”/ Jaupllari: Element kyç për konkurrueshmëri dhe integrim në BE

Nga Elisabeta Dosku

Si ndikon digjitalizimi në rritjen e sigurisë ushqimore? - “Klik

Shqipëria po hyn në një fazë të re transformimi të sektorit bujqësor, ku digjitalizimi dhe teknologjia do të jenë në vëmendjen e qeverisë me  rritjen e konkurrueshmërisë dhe sigurisë ushqimore.

Në panelin e mbajtur gjatë panairit “Klik Ekspo Group” mbi sigurinë ushqimore, me përfaqësues të institucioneve kryesore të fushës dhe ekspertë, u theksua se modernizimi i sistemit bujqësor është kusht thelbësor për integrimin në Bashkimin Europian dhe për sigurimin e produkteve të standardeve të larta.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari, deklaroi se vendi ndodhet në një transformim total të mënyrës se si funksionon sektori bujqësor, duke synuar përdorimin e teknologjisë si mjet për të qenë konkurrues në tregun europian.

“Jemi në një transformim të total të mënyrës se si duhet të shkojë tek fermeri për qëllimin final për zbatimin e teknologjisë de të jemi konkurrent. Sepse në do të shkojmë në Europë, por si do të shkojmë në Europë kur ti nuk zbaton sistemet nuk merr parasysh kostot, ti nuk je konkurrent në treg? Qëllimi kryesor është përdorimi i këtyre sistemeve për të qenë konkurrues. Në sot vuajmë, nuk kemi agronomë, veterinere dhe kemi juristë dhe ekonomisë pa fund. Si mundet që këta profesionistë ti qasim, ti mësojmë dhe të zbatojmë teknologjinë. Kjo është qasja, në këtë drejtim po punojmë, sepse siguria ushqimore është mision, jo vetëm një detyrim të thjeshtë dhe që të bëjmë këtë mision duhet të dimë, të duam dhe të ndjere. Përditë përballemi me ushqimin, dhe më ngarkesa me pesticide, duket sikur jemi në amulli totale por nuk është kështu. Dhe si bëhet kjo duhet të ndërrojmë perceptimin dhe si bëhet kjo, me teknologji”.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Yllka Allaraj, theksoi rëndësinë e digjitalizimit të sistemeve të kontrollit ushqimor.

“Nëse kemi një sistem gjurmueshmërie të dixhitalizuar, mund të identifikojmë produktet problematike në kohë reale dhe t’i tërheqim përpara se të arrijnë te konsumatori fundor. Kjo është një risi për sigurinë ushqimore në vend”.

Ndërsa Jonida Boci, Drejtore e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), e cilësoi sigurinë ushqimore si pjesë të sigurisë kombëtare dhe një nga prioritetet e procesit të integrimit.

“Kapitulli 12, që lidhet me sigurinë ushqimore, është ndër të parët që ka nisur përmbushjen e standardeve të BE-së. E rëndësishme është që të gjitha sistemet digjitale të lidhen me njëra-tjetrën për të siguruar gjurmueshmëri dhe reagim të shpejtë.

Transformimi i sektorit bujqësor dhe sigurimi i zinxhirit ushqimor nëpërmjet inovacionit janë konsideruar si hapat e domosdoshëm për rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike dhe përshpejtimin e rrugës drejt integrimit europian.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat