Investimet në infrastrukturën spitalore - Pr.buxheti 2026 parashikon godina të reja dhe rikonstruksione

Në projektbuxhetin 2026, qeveria hap një cikël të gjerë ndërhyrjesh në objektet spitalore, me impakt kombëtar dhe rrjeti rajonal, për të rritur kapacitetin, sigurinë dhe cilësinë e shërbimit. Spitali Rajonal Korçë nis ndërtimin e godinës së re me 279.600 mln lekë për vitin e ardhshëm; te QSUT vijon godina e djegie–plastikës me 174.108 mln lekë dhe godina 4-katëshe e psikiatrisë me 37.100 mln lekë. Në linjën obstetrike, Materniteti Nr. 1, Tiranë (Faza II) financohet me 118.420 mln lekë, Materniteti i Spitalit Shkodër me 120.972 mln lekë dhe Materniteti i Spitalit Fier me 54.002 mln lekë, duke synuar kushte më të sigurta për lindjen dhe neonatologjinë.
Rikonstruksionet thellohen në rrjetin spitalor rajonal. Godina qëndrore në Gjirokastër do të kushtojë 127.375 mln lekë. Në Pogradec 106.485 mln lekë, Lushnjë 95.018 mln lekë, Dibër 130.627 mln lekë, Mat 82.566 mln lekë dhe Tropojë 44.640 mln lekë. Po ashtu, në Vlorë rikonstruktohet shërbimi i patologjisë me 78.689 mln lekë, Durrësi rinovon urgjencën me 60.000 mln lekë, ndërsa në Has ka ndërhyrje infrastrukturore me 2.600 mln lekë. Për Spitalin Psikiatrik Elbasan parashikohen godina të reja me 131.200 mln lekë, për të zëvendësuar infrastrukturën e vjetruar dhe për të standardizuar kujdesin psikiatrik.
Në total, ndërhyrjet e vitit 2026 vetëm në godina kapin vlerën e rreth 1.728 mld lekë. Këto projekte shpërndahen gjeografikisht në disa qarqe, duke ulur ngarkesat e referimit drejt Tiranës, duke afruar shërbimin te pacienti dhe duke krijuar baza të qëndrueshme për pajisje e teknologji të reja në fazat pasuese.
Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është takuar në Athinë me Sekretarin amerikan të Energjisë, Chris......
Balluku në Athinë: Shqipëria synon të kthehet në eksportuese neto energjie brenda vitit 2030
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në takimin e 6-të të Partneritetit për Bashkëpunim......
Mbi 141 mijë tatimpagues aktivë të regjistruar - DPT: Tregues i qartë i rritjes ekonomike dhe i punës për formalizimin e tregut
Për herë të parë, numri i tatimpaguesve aktivë të regjistruar ka arritur në 141.682, një tregues i qartë i rritjes ekonomike dhe i punës për formalizimin e......
Zyra e Komisionerit organizon panelin me temë “Mbrojtja e të Dhënave si Infrastrukturë e së Ardhmes Digjitale”
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi sot, më 7 nëntor 2025, në kuadër të Panairit Ndërkombëtar “Klik......
Shoqëria civile, në qendër të Tregut të Përbashkët Rajonal - Transparencë, bashkëpunim dhe rekomandime
Pas samitit të Liderve të Procesit të Berlinit është mbajtur në Tiranë tryeza e rrumbullakët me temë “Shoqëria Civile në tregun e përbashkët......
Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji - Zv/kryeministrja Belinda Balluku merr pjesë në takimin e zhvilluar në Greqi
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka marrë pjesë në takimin me temë Partneriteti për Bashkëpunim......
Si ndikon digjitalizimi në rritjen e sigurisë ushqimore? - “Klik Ekspo Group”/ Jaupllari: Element kyç për konkurrueshmëri dhe integrim në BE
Shqipëria po hyn në një fazë të re transformimi të sektorit bujqësor, ku digjitalizimi dhe teknologjia do të jenë në vëmendjen e qeverisë me rritjen e......
Zgjedhjet e pjesshme/ Kush janë 13 kandidatët që garojnë më 9 nëntor për drejtimin e 5 bashkive?
Zgjedhjet vendore të 9 nëntorit janë afër tashmë dhe gara për drejtimin e disa bashkive kryesore ka marrë formë konkrete. Partitë politike dhe kandidatët e......





