Shqipëria në krye të Presidencës së ICIC – Komisioneri Dervishi: Besim që na nderon dhe na motivon
Berlin, 25 qershor 2025 – Në përfundim të punimeve tre-ditore të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve për të Drejtën e Informimit (ICIC), të zhvilluar në Berlin, Shqipëria është zgjedhur në mënyrë unanime në krye të Presidencës së këtij forumi për periudhën 2025–2027.
Zgjedhja e Shqipërisë në këtë rol të rëndësishëm ndërkombëtar përbën një njohje të qartë të përkushtimit dhe profesionalizmit të institucionit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në fjalën e tij përmbyllëse, Komisioneri Besnik Dervishi shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë nga anëtarët e forumit:
“Së pari dëshiroj t’ju falënderoj thellësisht që na besuat sërish ne për të vijuar si Presidencë dhe Sekretariat për periudhën 2025 – 2027. Kemi ndarë sfida dhe eksperienca, kemi identifikuar objektiva të përbashkëta dhe kemi rikonfirmuar rolin e pakontestueshëm që e drejta për informim luan në ndërtimin e shoqërive të hapura dhe të qëndrueshme.”
Konferenca e ICIC, e cila u mbajt nga data 23 deri më 25 qershor 2025, mblodhi në Berlin përfaqësues të institucioneve të pavarura, organizatave të shoqërisë civile dhe ekspertë nga e gjithë bota, për të diskutuar çështje kyçe që lidhen me transparencën, llogaridhënien dhe aksesin në informacion publik.
Tema kryesore e edicionit të këtij viti ishte “Aksesi në informacionin mjedisor në epokën digjitale”, duke vënë theksin te nevoja për informim të saktë dhe në kohë për çështje mjedisore, në një epokë kur teknologjia ka transformuar mënyrën se si qytetarët marrin dhe përdorin informacionin publik.
Programi i konferencës përfshiu panele të shumta tematike mbi:
rolin e teknologjisë në përmirësimin e transparencës;
sfidat e komisionerëve në garantimin e qasjes në informacion mjedisor;
përfshirjen e shoqërisë civile dhe ndarjen e praktikave të mira midis institucioneve homologe.
Në kuadër të konferencës, Komisioneri Dervishi zhvilloi edhe një takim bilateral me Komisioneren Federale të Gjermanisë për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Lirinë e Informacionit, znj. Louisa Specht-Riemenschneider. Dy homologët vlerësuan marrëdhëniet pozitive mes institucioneve respektive dhe shprehën gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit në fushat e transparencës dhe mbrojtjes së të dhënave.
Sesionet përmbyllëse të konferencës, ku u diskutua mbi zhvillimet e fundit në fushën e të drejtës për informim sipas kontinenteve, u trajtuan çështje administrative si zgjedhja e vendit pritës të konferencës së ardhshme në vitin 2027, u prezantuan konkluzionet e grupeve të punës, si edhe u shpallën rezultatet e votimit për Presidencën e ICIC 2025-2027, u moderuan nga znj. Elona Hoxhaj, Drejtoreshë e Përgjithshme e të Drejtës për Informim.
Po ashtu, në fund të konferencës u vendos që Kanadaja të jetë vendi mikpritës i edicionit të ardhshëm të Konferencës së ICIC në vitin 2027.
Zgjedhja e Shqipërisë në krye të ICIC konfirmon rolin në rritje të vendit tonë në arenën ndërkombëtare si dhe konsolidimin e transparencës dhe qeverisjen e mire.

Evropë, shitjet e makinave elektrike rriten me 27% - Tesla regjistron rënie për të pestin muaj radhazi
Shitjet e makinave të reja Tesla në Evropë ranë me 27.9% në maj krahasuar me një vit më parë, edhe pse blerjet e automjeteve plotësisht elektrike në rajon u......

Gjurmët në rrjete sociale çojnë te llogaritë e fshehura - Treska: Kontratat online zbulojnë shumat e padeklaruara tek Tatimet
Për çdo euro apo dollar të fituar, qoftë në platformat online, organet ligjzbatuese në Shqipëri mund t’i monitorojnë këto të ardhura për të përcaktuar shumën......

“Vërshojnë” investimet turke në Shqipëri - BSH: 50 mln euro në tremujorin e parë 2025. Zbresin nga “froni” holandezët
Jo vetëm me të shkuarën historike, kulturën apo kinematografinë, por Turqia lidhet ngushtë me Shqipërinë edhe për sa i përket investimeve. Sipas të dhënave......

Shqipëria “thërret” studentët e botës - Arsimi i Lartë 2030, vendi promovohet si destinacion studimi
Me synimin për të tërhequr studentë të huaj, Liga e Universiteteve “Gjon Durrahium” organizoi forumin “Arsimi i Lartë 2030”. Ky forum u zhvillua pas Vendimit......

Ferma e dijes dhe agroturizmit të mollëve në Korçë - FSHZH hap tenderin mbi 236 mln lekë. Qendër për bujqësinë, edukimin e turizmin
Me një fond limit prej mbi 236 milionë lekësh, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për fazën e parë të projektit “Ferma e dijes dhe agroturizmit të......

Rrjeta kapi më pak peshq në vitin 2024! Sasia u ul me 14.9%. Akuakultura vijon të jetë burimi kryesor i peshkut të zënë
Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar të dhënat më të fundit mbi aktivitetin e peshkimit në Shqipëri gjatë vitit 2024. Sipas raportit, sasia totale......

“Paketa e Maleve” nis zbatimin - Bashkitë do të identifikojnë zonat prioritare për zhvillim ekonomik
Është botuar në Fletoren Zyrtare, udhëzimi për përcaktimin e rregullave të hollësishme për dokumentacionin dhe procedurën e shpalljes së zonës me përparësi......

BE lehtëson rregullat e magazinimit të gazit - Objektivi, shmangia e rritjes së çmimeve të energjisë para dimrit
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje me Parlamentin e BE-së për të lehtësuar rregullat e BE-së që lidhen me mbushjen e......