Shqipëria Postuar më 25 Qershor 2025, 12:20

“Paketa e Maleve” nis zbatimin - Bashkitë do të identifikojnë zonat prioritare për zhvillim ekonomik

Nga Diamila Leka

“Paketa e Maleve” nis zbatimin - Bashkitë do të

Është botuar në Fletoren Zyrtare, udhëzimi për përcaktimin e rregullave të hollësishme për dokumentacionin dhe procedurën e shpalljes së zonës me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore nga të gjitha bashkitë në vend. Ky udhëzim, është një pikënisje e zbatimit të “Paketës së Maleve”.

Sipas procedurave të identifikimit të zonave të zhvillimit, brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, kryetarët e bashkive do të urdhërojnë ngritjen e grupeve të punës për identifikimin dhe hartëzimin e zonës së zhvillimit brenda territorit të bashkisë.

Gjithashtu dhe për mbledhjen, administrimin dhe analizmin e kërkesave për shprehje paraprake interesi në subjekte të ndryshme të paraqitura në subjekte të ndryshme të paraqitura në platformën digjitale të dedikuar për zbatimin e ligjit “Për Paketën e Maleve”.

Ndërkohë, do të realizohen e bashkëpunime me drejtorinë përkatëse vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, për të verifikuar statusin e pronës së poseduar nga pretenduesi për t’u njohur posedues jo pronarë në atë pjesë të territorit që synohet të shpallet zonë zhvillimore.

Nga ana tjetër do të kryhen dhe vlerësime dhe konfirmime se zona e zhvillimit e propozuar nuk përfshin territore që janë pjesë e mosmarrëveshjeve midis bashkive kufitare etj.

Pas përfundimit të procedurave të identifikimit, kryetari i bashkisë do të paraqesë pranë ministrit përgjegjës për pushtetin vendor kërkesën për shpalljen e zonës zhvillimore në territorin e bashkisë.

Në dosje do të jenë të përfshira: raporti përmbledhës i procedurës së ndjekur nga bashkia, hartën e zonës së propozuar, dokumenti analizues mbi efektet e pritshme dhe se si shpallja e zonës së zhvillimit mund të kontribuojë në nxitjen dhe realizimin e potencialit për zhvillim ekonomik, industrial apo turistik të zones.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat