Bashkitë nisin vitin me borxhe në rritje - Stoku i detyrimeve arrin në 42 milionë euro. Si renditen në listë?
61 bashkitë në vend kanë akumuluar një stok detyrimesh ndaj bizneseve dhe qytetarëve në vlerën e 4.2 miliardë lekëve apo 42 milionë eurosh deri në Mars të këtij vitit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, ajo që vihet re është se ka një rritje të borxheve prej 9 milionë eurosh në raport me Dhjetorin 2024, ku stoku regjistrohej në 33 milionë euro.
Detyrimi i vendosur nga qeveria për shlyerjen e stokut megjithëse ka pasur ecuri prozitive në dy vitet e fundit, sërish ka luhatje të herëpashershme nga një tre mujor në tjetrin. Edhe pse qëllimi është që stoku i detyrimeve të prapambetura të zerohet totalisht.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se nga totali i detyrimeve të prapambetura ndaj bizneseve dhe qytetarëve 1 miliardë lekë janë detyrime të papaguara për investime publike, 595 milionë lekë për shërbime, rreth 995 milionë lekë vendime të gjykatave dhe 1 miliardë lekë shpenzime të tjera.
Por a ka ndryshuar renditja e bashkive që kanë më shumë detyrime dhe cilat janë ato që kryesojnë? Referuar listës, vlera e borxheve që kanë bashkitë nuk lidhet domosdoshmërish me sipërfaqen e tyre apo numrin e popullsisë, përveç Bashkisë së Tiranës.
Konkretisht në vendin e parë renditet bashkia Tiranë, e cila ka lënë pas Bashkinë Kavajë që kryesonte deri në Dhjetor. Tirana rezulton me një vlerë detyrimesh në rreth 1.3 miliardë lekë, duke pësuar rritje të konsiderueshme nga dhjetori 2024.
Më pas renditet bashkia Kavajë me 753 milionë lekë borxhe, ndjekur nga bashkia Pogradec me 254 milionë lekë, më pas vjen bashkia Dimal me 169 milionë lekë dhe Rrogozhinë me 161 milionë lekë, duke ia lënë radhën Vorës, Dibrës dhe Cerrikut.
Ndërsa në fund të listës së bashkive sa i takon vlerës së borxheve renditen bashkitë Sarandë, Malësi e Madhe, Korçë, Has, dhe listën e mbyll Librazhdi.
Bashkitë kanë pasur si detyrim që të dorëzojnë pranë Ministrisë së Financave një plan të detajuar për shlyerjen e stokut të detyrimeve dhe ti përmbahen atij.

“Zbehet” interesi i investitorëve të huaj? - BSH: Investimet ranë me 14% në krahasim me fundin e vitit 2024
Duket se në tremujorin e parë të këtij viti, Shqipëria ka qenë më pak tërheqëse për investitorët e huaj. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë......

Shqiptarët, nuk “ndahen” nga kafeja/ Importi i produktit në muajin Maj arriti rekord historik
Në një moment kur tregjet globale përballen me sfida të shumta, importi i kapitullit “Kafe, çaj dhe erëza” në Shqipëri ka shënuar një rekord historik në......

Amazon, 54 miliardë USD investime në Britani - Ndërtimi i qendrave të reja të kompanisë do të krijojë mijëra vende pune
Amazon ka shtuar angazhimet në Britaninë e Madhe, me gjigantin e tregtisë elektronike që planifikon të investojë 54 miliardë dollarë gjatë tre viteve të......

Fitime nga tiktok dhe facebook? - Tatimet nisin hetimin për 100 individë. Fituan 33 mln euro të padeklaruara
Individët që përfitojnë të ardhura përmes platformave të ndryshme online, kanë detyrim ligjor të deklarojnë çdo cent pranë organeve tatimore. Drejtoria e......

Dollari amerikan vazhdon rënien – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan nuk ka ndalur as ditën e sotme rënien e tij të vazhdueshme tashme duke u blerë sot me 83.9 lekë dhe duke u shitur me 85.1 lekë krahasuar me......

Tatimet nisin hetim ndaj 100 individëve: 33 milionë euro të padeklaruara nga platformat sociale!
Drejtoria e Hetimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ka nisur një hetim të gjerë ndaj 100 individëve dhe subjekteve që kanë përfituar të ardhura......

Britania do të blejë avionë me kapacitet bërthamor - Synon të forcojë sigurinë kombëtare dhe kontributin në NATO
Qeveria britanike njoftoi se do të blinte avionë luftarakë F-35A të aftë për të qëlluar armë bërthamore taktike. Blerja e avionëve luftarakë Lockheed Martin......

Pastrimi i parave me kriptomonedha - OSBE organizoi trajnim në Tiranë për luftimin e këtij fenomeni
Fenomeni i pastrimit të parave me anë të kriptomoendhave është një fenomen që është përhapur kudo në botë madje dhe në Shqipëri. OSBE organizoi një trajnim......