Tatimet nisin hetim ndaj 100 individëve: 33 milionë euro të padeklaruara nga platformat sociale!
Drejtoria e Hetimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ka nisur një hetim të gjerë ndaj 100 individëve dhe subjekteve që kanë përfituar të ardhura përmes platformave sociale si Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, Google dhe PayPal.
Sipas DPT-së, nga verifikimet paraprake të kryera, dyshohet se shuma e të ardhurave të padeklaruara kap vlerën e rreth 33 milionë eurove.
Hetimi vjen pas thirrjes së bërë nga Administrata Tatimore në fund të muajit mars, përmes rrjeteve sociale, ku u kërkua nga individët dhe subjektet që të përmbushnin detyrimet e tyre ligjore nëpërmjet vetëdeklarimit në platformën DIVA 2024.
Pavarësisht kësaj thirrjeje, shumë tatimpagues nuk kanë reaguar, çka ka shtyrë autoritetet të ndërmarrin hapa të mëtejshëm hetimorë.
Administrata Tatimore u bën apel të gjithë atyre që ende nuk kanë realizuar vetëdeklarimin, që ta kryejnë sa më parë këtë detyrim, me qëllim shmangien e penaliteteve dhe masave të tjera ndëshkuese që mund të pasojnë nga një hetim më i thelluar.

Britania do të blejë avionë me kapacitet bërthamor - Synon të forcojë sigurinë kombëtare dhe kontributin në NATO
Qeveria britanike njoftoi se do të blinte avionë luftarakë F-35A të aftë për të qëlluar armë bërthamore taktike. Blerja e avionëve luftarakë Lockheed Martin......

Pastrimi i parave me kriptomonedha - OSBE organizoi trajnim në Tiranë për luftimin e këtij fenomeni
Fenomeni i pastrimit të parave me anë të kriptomoendhave është një fenomen që është përhapur kudo në botë madje dhe në Shqipëri. OSBE organizoi një trajnim......

Rriten kostot për të pasurit që largohen nga vendi - Shumë vende evropiane vendosin masa që pengojnë largimin e kapitalit
Një realitet i ri po rëndon mbi të pasurit e Evropës. Sipas Bloomberg, shumë prej tyre po përpiqen të ikin nga vendet me taksa të larta drejt parajsave......

Rreth 45% e parave nga BE, për drejtësinë - Po 3 programet operacionale nën IPA III çfarë përfshijnë?
Përmes IPA III (2021 – 2027), Shqipëria përfiton në total 524.8 milionë euro, më pak se me IPA II që u zbatua në periudhën 2014-2020. Pjesa më e madhe e......

OSHEE, 296.5 mln lekë nga kamatvonesat - Arkëtimet për janar - prill, vlera e pagesave jashtë afatit u ul në raport me vjet
Likujdimi me vonesë i faturave të energjisë elektrike nga konsumatorët ka rritur të ardhurat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Sipas të......

Modernizimi i sistemeve të pagesave - Hap i rëndësishëm drejt forcimit të integrimit financiar të vendit me tregun evropian
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në takim përfaqësuesin e ri të Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Massimiliano......

Shqipëria me “sytë” nga tregjet e huaja - Bizneset, më lehtë të blejnë sesa të shesin jashtë
Shqiptarët po e shohin gjithnjë e më tepër fitimprurëse hapjen e një biznesi që sjell mallra nga jashtë për t’i shitur në tregun vendas, sesa përpjekjen për......

“Fondet IPA të BE, Shqipëria progres në zbatim” - Çano: Janë ratifikuar 3 programe operacionale. Investim i përbashkët mbi 186.4 mln euro
Shqipëria ka bërë progres të mirë në zbatimin e Instrumetit të Para-Anëtarësimit, IPA III. Kështu u shprehën përfaqësues të Komisionit Evropian në Komitetin......