“Fondet IPA të BE, Shqipëria progres në zbatim” - Çano: Janë ratifikuar 3 programe operacionale. Investim i përbashkët mbi 186.4 mln euro
Shqipëria ka bërë progres të mirë në zbatimin e Instrumetit të Para-Anëtarësimit, IPA III. Kështu u shprehën përfaqësues të Komisionit Evropian në Komitetin e Monitorimit Vjetor të IPA-s, ku u vlerësua efektiviteti i përgjithshëm dhe sfidat në zbatimin e ndihmës financiare të BE-së gjatë vitit 2024.
Koordinatorja Kombëtare e IPA-s, Eridana Çano, theksoi se IPA ka ndihmuar të harmonizohemi me acquis të BE-së, të modernizojmë institucionet tona, të ndërtojmë infrastrukturë, të zhvillojmë kapitalin njerëzor dhe të aplikojmë inovacionin në të gjitha fushat e politikave publike.
“Jemi në mes të zbatimit të IPA III dhe duhet ta trajtojmë këtë periudhë programi si vendimtare, pasi nuk është vetëm forma më e madhe dhe më e strukturuar e mbështetjes së BE-së deri më sot, por sepse mund të jetë edhe cikli i fundit i plotë i saj para anëtarësimit. Shpresojmë që deri në fund të këtij cikli, jo vetëm të kemi reforma të avancuara, por edhe të kemi përfunduar negociatat e anëtarësimit dhe gjithashtu të përmbushim kërkesat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2027. Ky është qëllimi dhe IPA III është një nga instrumentet tona kryesore për të arritur atje. Me mbi 425 milionë euro të ndara për Shqipërinë në kuadër të IPA III, BE mbetet partneri ynë më i madh dhe më i besuar. Përmes IPA-s, ne kemi investuar në drejtësi, administratë publike, konkurrueshmëri, energji të gjelbër, inovacion, bujqësi dhe përfshirjen sociale.”
Ndërkohë, Zëvendësministri i Financave, Andi Mehmeti, u shpreh se qëllimi kryesor është të sigurohemi që fondet e mobilizuara nga Bashkimi Evropian të shpenzohen mirë.
“Siç ua kam theksuar më parë të gjithë strukturave nën përgjegjësinë time, menaxhimi financiar i fondeve aktuale IPA është në njëfarë mënyre testi dhe dëshmia jonë se jemi të aftë dhe të gatshëm të trajtojmë fonde të mëdha të BE-së sapo të bëhemi anëtarë. Shqipëria ka ratifikuar të tre Programet Operacionale nën IPA III, të cilat i janë besuar Shqipërisë në menaxhim indirekt. Këto programe përfaqësojnë një investim të përbashkët prej mbi 186.4 milionë eurosh, përfshirë kontributet e BE-së dhe ato kombëtare. Veçanërisht, Shqipëria ka ofruar një përqindje bashkëfinancimi kombëtar shumë më të lartë se minimumi i kërkuar nga Komisioni Evropian, 27 % në krahasim me 15 % që është minimumi i kërkuar.”
IPA III ka një buxhet total prej më shumë se 14.2 miliardë eurosh dhe përfituesit vazhdojnë të jenë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia.

BE nënshkruan partneritet të ri me Kanadanë - Marrëveshja synon të forcojë lidhjet e sigurisë dhe tregtisë
Kanadaja dhe Bashkimi Evropian kanë hyrë në një epokë të re të bashkëpunimit transatlantik me nënshkrimin zyrtar të një partneriteti sigurie dhe mbrojtjeje......

“Objektivi 5% i NATO-s, një hap gjigant” - Rutte: Aleanca do të investojë për mbrojtjen ajrore, blerjen e mijëra tankeve
Objektivi i NATO-s për të zgjeruar shpenzimet e mbrojtjes do të shohë aleatët të financojnë një rritje pesëfish të aftësive të mbrojtjes ajrore, blerjen e......

Rama takohet me Rutte në Hagë/ NATO angazhohet për ndërtimin e terminalit ushtarak në portin e ri të Durrësit
Kryeministri Edi Rama është takuar në Hagë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të samitit të aleancës euroatlantike. Gjatë këtij......

Puna nga shtëpia, si renditen vendet evropiane? - Pandemia ka ndryshuar modelet tradicionale të punësimit
Përhapja e punës nga shtëpia ndryshon ndjeshëm përgjatë Evropës, e lidhur me faktorë kulturorë dhe ekonomikë. Mbretëria e Bashkuar ka shkallën më të lartë të......

Kush po e zbulon Shqipërinë tani? Rritje befasuese e hyrjeve nga Izraeli dhe India
Në periudhën Janar-Maj 2025, Shqipëria ka parë një rritje totale prej 3.9% të hyrjeve të të huajve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo......

3.4 mln të huaj vizituan Shqipërinë në 5 muaj/ Kryesojnë hyrjet nga rajoni i Europës. Rriten vizitat për arsye biznesi
Gjatë muajit maj, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë gjithsej rreth 1,676,222 milionë shtetas, përfshirë si qytetarë shqiptarë, ashtu edhe të huaj. Këto të......

Bypass-i i Tiranës, hapen tenderët për ndërtimin - Fondi limit 6 mld lekë, segmenti do të lidhë dy autostrada pa hyrë në Tiranë
Me një fond limit prej 6 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur 2 tenderë për ndërtimin e bypass-it të Tiranës. Kontratat përfshijnë ndërtimin e......

AKSK apel qytetarëve: Njoftim i rremë në emër të TIA-s, mos bini pre e mashtrimit!
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë thirrje sot qytetarëve që të tregojnë kujdes ndaj postimeve mashtruese që përdorin emrin e......