Shqipëria Postuar më 31 Korrik 2026, 13:24

“Pakënaqësi të mëdha nga reforma territoriale”/ Berisha: Krim monstruoz me “shkrirjen” e 15 bashkive

Nga Scan TV

“Pakënaqësi të mëdha nga reforma territoriale”/

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat e ka cilësuar krim monstruoz “shkrirjen” e 15 bashkive. Sipas tij, propozimi i Partisë Socialiste për reformën administrative-territoriale ka ngjallur pakënaqësi të mëdha.

Grupi i punës për reformën territoriale me bashkëkryetar Arbër Maznikun, një peng i njohur për shumë vese të tij, kur e them këtë, e them, një njeri që zbaton verbërisht urdhra bashkë me Ervin Demon, dy armiq kryesorë të komuniteteve lokale në Shqipëri me në krye Edi Ramën, dhe punuan, bënë konsulta në mbar vendin, mbeti konsulta në Tiranë për të finalizuar serinë e konsultave.

Ndërkohë që sigurisht grupi punoi për hartën, por atë do ta përfundonte pas konsultave të plota dhe pas ekspertizës ndërkombëtare që do merrnim. Edi Rama e kuptoi se e ka betejë të humbur.

E kuptoi se reforma territoriale ka ngjallur një pakënaqësi të madhe dhe se kudo që shkuan në konsulta, u mbështetën sugjerimet dhe qëndrimet e përfaqësuesve të PD.

U tërhoq në mënyrë të njëanshme, të padenjë, paraqiti në parlament një raport që nuk u paraqit në komision, që nuk mund të paraqitej kurrë në parlament, dhe e publikoi atë në të cilin tregon se në krimin e tij monstruoz kundër shqiptarëve nuk ndalet, do të heqë edhe 15 bashki të tjera, të reduktojë numrin e bashkive në vendin më malor të Evropës.

Në vendin që 80 përqind të sipërfaqes e ka male dhe kodra, ta përqendrojë në pëllëmbën e tij të zezë të dorës vetëm për qëllime shpopullimi, për qëllimi pasurimi, etj”, u shpreh kreu demokrat.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat