Garanci financiare për dëmet në mjedis/ Veprimtaritë me risk, operatorët do paguajnë garanci bankare, ose sigurim të detyrueshëm

Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik një projektvendim që synon të vendosë për herë të parë një mekanizëm të detyrueshëm garancie financiare për operatorët që ushtrojnë veprimtari me rrezik për mjedisin. Sipas projektaktit, bizneset e përfshira në listën e veprimtarive të miratuara nga Këshilli i Ministrave do të duhet të sigurojnë paraprakisht fonde, nëpërmjet një garancie bankare ose kontrate sigurimi, për të mbuluar kostot e mundshme që mund të shkaktohen nga një dëm mjedisor.
Projektvendimi parashikon që garancia financiare të vendoset përpara nisjes së aktivitetit dhe të mbahet e vlefshme gjatë gjithë periudhës së ushtrimit të tij. Të gjitha kostot për sigurimin dhe rinovimin e garancisë do të përballohen nga vetë operatori, ndërsa vlera e saj do të përcaktohet rast pas rasti nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, mbi bazën e një vlerësimi të rrezikut dhe kostove të mundshme të rehabilitimit. Dokumenti thekson se kjo vlerë nuk kufizon përgjegjësinë e operatorit, i cili mbetet i detyruar të mbulojë edhe çdo dëm që tejkalon shumën e garancisë.
Sipas draftit, garancia financiare mund të marrë formën e një garancie bankare të pakushtëzuar ose të një police sigurimi për përgjegjësinë mjedisore. Instrumenti do të mbulojë kostot e vlerësimit të dëmit, masat parandaluese, rehabilitimin e mjedisit, kontrollin dhe eliminimin e ndotjes, si edhe kompensimin në rastet kur kthimi i mjedisit në gjendjen e mëparshme nuk është i mundur. Nga ana tjetër, nuk do të mbulohen gjobat administrative apo dëmet private ndaj personave dhe pronës.
Sipas relacionit shpjegues, projektakti synon të plotësojë një boshllëk në legjislacionin shqiptar dhe të forcojë zbatimin e parimit “ndotësi paguan”, duke garantuar që fondet për rehabilitimin e mjedisit të jenë të disponueshme edhe në rastet kur operatori nuk përmbush detyrimet ose përballet me vështirësi financiare.
The first "Made in Albania" vehicles for the army/ Rama: Within 2028, the Armed Forces will be equipped with all capacities
For the first time, the Armed Forces will use military equipment “Made in Albania”. Prime Minister Edi Rama was present at the ceremony of the Armed Forces......
Retirement age today and in the future/Most European countries will raise the average for men and women
About two-thirds of European countries are expected to raise the retirement age for men, while three-quarters will raise it for women. According to the......
Peace Board, historic agreement for Gaza/Total disarmament of Hamas and withdrawal of Israeli forces from the territory
US President Donald Trump declared that the so-called Peace Board, an individual initiative of his, reached an agreement for the total disarmament of Hamas......
Kompanitë, tarifë e re për shënjimin e naftës - Vendimi/ Do paguajnë 6.5 euro/1 mijë litra ndaj kompanisë “ALBTrace CO”
Kompanitë që tregojnë naftë dhe benzin do të jenë të detyruara të paguajnë një tarifë shënjimi prej 6.5 euro për 1 mijë litra kundrejt shoqërisë “ALBTrace......
Addressing energy poverty/ 2026–2030 plan approved, focus on identifying families and long-term support
For the first time, the government has approved the National Action Plan for Addressing Energy Poverty and Protecting Customers in Need of Electricity for......
Albania, up to 40 soldiers in Gaza/ Draft law defines selection and financial criteria
Albania will send up to 40 soldiers to the International Stability Force military operation in Gaza. Everything is stipulated in the draft law approved by......
Less than 30% of funds for fire prevention/Most of the money for financing extinguishing operations
The devastating fires that have ravaged many regions of Spain this year have highlighted a perennial question: is the country investing enough in prevention,......
Which European economies grew the fastest? Ireland recorded the strongest expansion in the second quarter at 3.9%
The eurozone economy was expected to lose momentum in the second quarter of 2026, but the opposite happened. Eurostat's preliminary estimate showed that GDP......


