Shqipëria Postuar më 31 Korrik 2026, 17:45

Bashkëpunimi ekonomik, ministrja Ibrahimaj fton sipërmarrjen indoneziane të investojë në Shqipëri

Nga SCAN TV

Bashkëpunimi ekonomik, ministrja Ibrahimaj fton sipërmarrjen

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Indonezisë, u prit në një takim nga Ministri i Investimeve dhe Industrisë së Përpunimit të Indonezisë dhe Kreu i Bordit Koordinues të Investimeve (BKPM), Rosan P. Roeslani.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Indonezisë, me fokus nxitjen e investimeve, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe krijimin e lidhjeve të reja mes komuniteteve të biznesit të të dy vendeve.

Ministrja Ibrahimaj prezantoi potencialin e Shqipërisë për investime dhe ftoi komunitetin e biznesit indonezian të angazhohet në projekte me interes të përbashkët në tregun shqiptar.

Palët diskutuan gjithashtu avancimin e një kuadri bashkëpunimi përmes një Memorandumi Mirëkuptimi (MoU), i cili do të krijojë mundësi për forcimin e partneriteteve ekonomike, promovimin e investimeve dhe zhvillimin e projekteve me interes të përbashkët.

Takimi ishte pjesë e agjendës së vizitës zyrtare të Ministres Ibrahimaj në Indonezi, në kuadër të angazhimit për zgjerimin e partneriteteve ekonomike ndërkombëtare dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim e rritje të qëndrueshme.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat