Shqipëria Postuar më 31 Korrik 2026, 14:15

Si do ndahet Shqipëria me hartën e re? Mazniku: Skemë e re qeverisëse për bashkitë. Rrisim cilësinë e shërbimeve

Nga Elisabeta Dosku

Si do ndahet Shqipëria me hartën e re? Mazniku: Skemë e re

Mazhoranca propozon që Shqipëria të ndahet në 46 bashki nga 61 që është aktualisht.  Bashkënënkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazinku ka sqaruar elementët kryesore që janë marrë në analizë dhe kanë nxjerrë këtë konkluzion siç është numri i popullsisë, fuqia ekonomike, historiku, afërsia me bashkitë e tjera, etj.

“Kjo është një reformë që bëhet për të mirën e qytetarëve shqiptarë, që të kenë mundësi të ngrihen institucione për zhvillimin ekonomik të territorit që ato administrojnë. Elementi i dytë lidhet me decentralizimin, kapacitet që kanë bashkitë për të ofruar shërbime të caktuara. Kemi vlerësuar indekse, si numrin e popullsisë, mundësitë buxhetore,”-sqaroi Mazniku.

Mazniku sqaroi se reforma propozon një skemë të re të qeverisjes lokale, që ka në thelb bashkinë, qytetin, njësi administrative, çka do të thotë se shërbimet do të merren sërish në qytetin përkatës.

“Propozojmë një skemë të re, bashki qytet njësi administrative. Secili nga qytetet do ketë një nënkryetar përgjegjës për territorin që do ketë vend edhe në këshillin bashkiak qe do ushtroje detyrën e tij në të njëjtën godinë dhe zonë dhe qytetarët shërbimet i marrin aty,"- u shpreh ai.

Referuar propozimit të ardhurat që mbledh bashkia do të ndahen në mënyrë proporcionale midis territorit përkatës të bashkisë. Mazhoranca propozon shkrirjen e bashkive, Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë,  Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh, Përrenjas.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat