Kafshët po pakësohen, importet po “shpëtojnë” tregun/ Prodhimet blegtorale shënojnë rënie të ndjeshme në një dekadë
Rënia e vazhdueshme e prodhimit të mishit dhe qumështit, së bashku me tkurrjen e numrit të kafshëve në shumicën e kategorive, është një sinjal shqetësues për sektorin e blegtorisë. Mungesa e subvencioneve efektive, kostot e larta të ushqimit për kafshët dhe emigrimi i fuqisë punëtore nga zonat rurale po ndikojnë drejtpërdrejt në prodhimin vendas ushqimor.
Blegtoria shqiptare ka pësuar një rënie të përgjithshme në vitin 2024, sipas të dhënave zyrtare. Ndërsa numri i gjedhëve është rritur me 3.3%, numri i lopëve ka rënë me 3.5%, duke ndikuar edhe në uljen e prodhimit të qumështit me 2.7%. Rënie të ndjeshme kanë shënuar të gjitha kategoritë kryesore, ku të leshtat ranë me 2.5%, të dhirtat me 3.9%, derrat me 9.4%, shpendët me 0.6% dhe njëthundrakët me 12.2%.
Prodhimi i përgjithshëm i mishit në Shqipëri ka njohur një rënie të ndjeshme gjatë periudhës 2014–2024. Nga rreth 155 mijë tonë në vitin 2014, prodhimi ka rënë në rreth 130 mijë tonë në vitin 2024, që përkthehet në një tkurrje prej -15.9% në një dekadë. Rënia më e fortë është regjistruar në pesë vitet e fundit, me një trend që konfirmon dobësimin e qëndrueshëm të sektorit blegtoral. Vetëm në vitin 2024, rënia vjetore ishte -3.8% krahasuar me një vit më parë.
Qarku i Fierit, edhe pse ka shënuar një rënie të lehtë në vitin 2024 krahasuar me 2023, mbetet qarku më i madh për nga prodhimi i mishit në vend. Me 26 mijë tonë të prodhuar në vitin 2024, Fier mbulon mbi 20% të prodhimit kombëtar dhe është ndër të vetmit që ka ruajtur një bilanc pozitiv në periudhë afatgjatë. Kjo tregon një strukturë më të qëndrueshme të fermave dhe ndoshta investime më të mëdha në infrastrukturën blegtorale.
Të dhënat mbi importet e mishit dhe kafshëve të gjalla gjatë periudhës 2005–2024 konfirmojnë varësinë në rritje të Shqipërisë nga tregjet e jashtme për të plotësuar kërkesën për mish, ndikuar edhe nga turizmi vitet e fundit. Në vitin 2024, importet e mishit arritën në afro 48.6 mijë ton, ndërsa kafshët e gjalla të importuara shënuan një rekord prej 31 mijë ton, duke shënuar rekord krahasuar me vitet e mëparshme. Kjo rritje vjen në një kohë kur prodhimi vendas i mishit është në rënie të vazhdueshme, siç u analizua më parë. Rritja e importeve si në sasi ashtu edhe në vlerë monetare (nga 4.2 miliardë lekë në 2005 në mbi 8.2 miliardë lekë në 2024 për mishin) tregon se tregu vendas po kompenson mungesën e prodhimit të brendshëm me blerje të jashtme gjithnjë e më të kushtueshme. Kjo situatë shton presionin mbi bilancin tregtar dhe tregon se rënia e blegtorisë në shumë qarqe po krijon jo vetëm pasoja ekonomike për prodhuesit lokalë, por edhe një rrezik për sigurinë ushqimore afatgjatë të vendit.
Nisur nga të dhënat e INSTAT për blegtorinë, përjashtim bën vetëm bletaria, ku numri i koshereve është rritur me 13.2% dhe prodhimi i mjaltit është rritur me 5. 4%, duke shënuar një ndër zhvillimet më pozitive në bujqësi këtë vit.

Ushtria, si u arrit kapërcimi i buxhetit në 2% të PBB? - Për 2025 u planifikuan 527 milionë euro për mbrojtjen
Shqipëria ka rritur ndjeshëm investimet në sektorin mbrojtjes, ku për herë të parë në vitin 2024, janë akorduar fonde që arrijnë nivelin 2 % të Prodhimit të......

“Shteron” qumështi vendas, shtohet ai pluhur! - Në 5 muaj u importuan 6.5 milionë lekë më shumë
Në sofrën shqiptare, qumështi i freskët, nga ferma, me shijen e njohur të natyrës nga viti në vit po reduktohet. Statistikat e fundit tregojnë se prodhimi......

Dobësohet ndjeshëm Dollari dhe Franga – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Monedha europiane nuk ka regjistruar lëvizje të ndjeshme të kuotës as këtë të martë duke u blerë sot me 97.5 lekë dhe duke u shitur me 98.3 lekë në raport me......

Trump shpall armëpushim midis Izraelit dhe Iranit - Presidenti amerikan njoftoi mbylljen e luftimeve brenda 24 orësh
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se një armëpushim "i plotë dhe total" midis Izraelit dhe Iranit ishte "arritur plotësisht". Trump......

Hakmerret Irani, lëshon raketa drejt bazave amerikane në Katar - Trump mbledh Këshillin e Sigurisë
Konflikti në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar këtë të hëne, pasi Irani ka goditur me gjashtë raketa bazën më të madhe Amerikane në Lindjen e......

Pronësia intelektuale, Administrata Doganore Shqiptare pezullon mijëra veshje dhe etiketa të dyshuara si false
Administrata Doganore Shqiptare ka pezulluar qarkullimin e lirë të një sasie mallrash të dyshuara si të falsifikuara. Operacioni u zhvillua më 22 qershor në......

Zv.kryeministrja Balluku inspekton nënstacionin e ri elektrik në Xarrë - "Përfitojnë rreth 28 mijë banorë"
Në Xarrë të Sarandës ka nisur puna për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik, i cili do rrisë sigurinë dhe kapacitete, duke përmirësuar cilësinë e......

Prodhimi i ullirit, gati 147 mijë tonë në vitin 2024/ Bujqësia me rritje në të gjitha kulturat, përveç bimëve industriale
Viti 2024 ka sjellë zhvillime pozitive në bujqësinë shqiptare, me disa kultura që kanë kapur nivele rekord prodhimi. Më i spikaturi? Ulliri, i cili është......